web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

20 Korrik 2026, 08:22, Sociale CNA

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në veri e në lindje të vendit në mesditë e pasdite, përqendruar maleve ndërsa pjesa tjetër e territorit pa reshje.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga