web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në autostradën Fier-Vlorë

20 Korrik 2026, 19:19, Kronika CNA

Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasditen e kësaj të hëne nga flakët.

Siç raportohet, zjarri është përhapur rreth 2 kilometra përgjatë anës së rrugës.

Kjo pjesë e autostradës është mbuluar nga tymi i dendur, gjë që ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Po ashtu, zjarri ka krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.

Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, që po punojnë për neutralizimin e flakëve./CNA





Lajmet e fundit nga