web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbën në malin e Çikës/ Operacion kërkimi për 2 turistë gjermanë, 1 me lëndime

18 Korrik 2026, 21:46, Kronika CNA

Humbën në malin e Çikës/ Operacion kërkimi për 2

Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërkimi nga autoritetet, pasi humbën ndërsa eksploronin malin e Çikës.

Mësohet se turistët humbur orientimin pasditen e sotme, pasi kishin nisur ngjitjen nëpër këtë mal rreth orës 15:00.

Pasi kanë kryer ecje të gjatë nëpër zonë, ata nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit.

Shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë menjëherë pas njoftimit, ndërsa siç raportohet, një prej tyre është transportuar për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar lëndime./CNA





Lajmet e fundit nga