web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga edhe i plagosuri

17 Korrik 2026, 12:20, Kronika CNA

Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i

Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shtetasit Brian Syzo më 30 qershor është arrestuar. Në pranga është vënë vëllai i autorit Edison Agolli.

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22-vjeçari Edison Agolli, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë Brian Syzon.

22-vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë. Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e "vrasjes me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos.

Ndërkohë bëhet me dije se është arrestuar edhe 35-vjeçari Brian Syzo, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për "prodhim dhe shitje narkotikësh". Syzo do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg. /CNA





Lajmet e fundit nga