Tjetër fakt për një mashtrues publik
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...

Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajse 9700 lekë ose afërsisht 99 euro për shërbime të komunikimeve celulare.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me afërsisht 6% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celularë (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.
Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të pestin vit radhazi.
Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 7 lekë për minutë (5.86 lekë/minutë, pa TVSH), në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.
Ulja e numrit të operatorëve në tregun celular ka sjellë një rritje graduale të çmimeve në tre vitet e fundit, si për planet tarifore me kontratë, ashtu edhe për paketat me parapagesë.
Kjo po sjell të ardhura më të larta për operatorët dhe në një përmirësim të performancës së tyre financiare, pas një dekade të karakterizuar nga rezultate përgjithësisht të ulëta, si pasojë e konkurrencës së ashpër në treg.
Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), dy operatorët celularë fituan afërsisht 3.4 miliardë lekë për 2025. Fitimi i operatorëve u rrit me 102% krahasuar me një vit më parë.
Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e rreth 1.7 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishte realizuar një fitim neto prej rreth 1.2 miliardë lekësh.
Një fitim në vlerë të njëjtë ka raportuar edhe One Albania, por që e ka përmirësuar edhe më shumë, me 257% krahasuar me vitin 2024.
Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 28.95 miliardë lekë, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë. Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, dy operatorët kanë ruajtur të njëjtat raporte si në vitin 2024. Vodafone Albania zotëronte rreth 58% të të ardhurave totale të tregut celular, ndërsa One Albania 42% të tyre.
Përdorimi i shërbimeve celulare është gjithnjë e më i përqendruar te interneti, ndërkohë që shërbimet e tjera paraqiten në rënie.
Në vitet e fundit, edhe tregu shqiptar po reflekton tendencën e përgjithshme globale të zhvendosjes së komunikimit drejt aplikacioneve OTT (Over The Top) të lidhura me internetin. Kanalizimi i thirrjeve dhe mesazheve nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp, e ka ulur gradualisht përdorimin e shërbimeve tradicionale të mbështetura mbi rrjetet GSM, si thirrjet zanore apo SMS./ Monitor
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...