Vodhën rreth 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale/ Në pranga tri zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallëzuar ndjeshëm retorikën e tij kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë. Kjo mund të ketë pasoja serioze për vetë gjykatën.
Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të Bashkuara, e cila merret me mosmarrëveshjet midis shteteve dhe ndodhet në Pallatin historik të Paqes. Nga ana tjetër është Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ekziston që nga viti 2002dhe merret me ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime lufte. Ajo ndodhet në një ndërtesë moderne prej xhami dhe betoni.
Ndryshe nga OKB-ja, ku marrin pjesë 193 shtete, në GJPN janë anëtare vetëm 125 vende. Mes shteteve që nuk janë anëtare gjenden SHBA-ja, Rusia dhe Kina, si edhe disa vende të Azisë dhe Afrikës Veriore.
Kur Marco Rubio kërcënoi së fundmi se do ta shkatërronte gjykatën "tullë pas tulle", ishte e qartë se ai po i referohej GJPN-së. Ministria e tij renditi masat që SHBA po shqyrton kundër gjykatës. Mes tyre janë: ndalimi i hyrjes në SHBA për punonjësit e GJPN-së; zgjerimi i sanksioneve kundër gjykatës dhe organizatave të lidhura me të; rishikimi më i rreptë i marrëdhënieve me vendet që nuk e hedhin poshtë autoritetin e GJPN-së dhe njëkohësisht përfitojnë ndihmë amerikane. SHBA-ja ka ushtruar edhe më parë presion ndaj gjykatës, por toni i ri ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare në mbarë botën.
Andreas Schüller, bashkëdrejtues i programit për krimet ndërkombëtare dhe përgjegjësinë juridike në Qendrën Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR) në Berlin, thotë: "SHBA-ja dhe Marco Rubio po bëjnë publike diçka që ka ndodhur prej më shumë se një viti: ushtrimin e presionit diplomatik ndaj shteteve të tjera për të ndryshuar qëndrimet dhe në disa raste edhe sjelljen e tyre të votimit në raport me GJPN-në."
Sipas tij, fakti që tashmë flitet hapur për një "fushatë" tregon se bëhet fjalë për një strategji më të gjerë, e cila synon të përfshijë edhe shtete të tjera që nuk janë anëtare të GJPN-së.
Një gjykatë nga e cila askush nuk duhet t'i shpëtojë drejtësisë
SHBA-ja nuk është anëtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se veprat e kryera në territorin amerikan nuk mund të gjykohen në Hagë. Megjithatë, GJPN-ja ka juridiksion edhe kur krime të rënda dyshohet se janë kryer në territorin e një shteti anëtar. Mbi këtë bazë janë lëshuar, ndër të tjera, urdhër-arrestet kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Ekzistenca e GJPN-së lidhet me mësimet e nxjerra nga historia. Proceset e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore konsiderohen si zanafilla e së drejtës penale ndërkombëtare. Më vonë, tribunalet për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe për gjenocidin në Ruandë gjatë viteve 1990 forcuan kërkesën për një institucion të përhershëm ndërkombëtar.
Juristi i së drejtës ndërkombëtare Kai Ambos nga Universiteti i Göttingenit thekson: "Bëhet fjalë për çështjen themelore të përgjegjësisë, qoftë në Ukrainë, Iran apo Gaza. Nuk mund të ndodhë që krime kaq të rënda të kryhen dhe përgjegjësit kryesorë, veçanërisht udhëheqësit politikë, të mbeten pa u ndëshkuar."
A duhet të përfundojnë qytetarët amerikanë në bankën e të akuzuarve?
Në një deklaratë video, Marco Rubio pretendoi se GJPN-ja kërcënon sistemin juridik amerikan: "Oficerët e kontrollit kufitar që largojnë kriminelët e dhunshëm nga vendi ynë. Ushtarët amerikanë që rrezikojnë jetën për të mbrojtur vendin tonë. Nëse qëndrojmë pasivë, të gjithë ata do të ishin në mëshirën e gjyqtarëve të huaj mijëra kilometra larg."
Aktualisht nuk ka asnjë procedurë penale para GJPN-së kundër shtetasve amerikanë. Veprimet e agjentëve të emigracionit dhe kufirit zhvillohen kryesisht brenda SHBA-së, ku gjykata nuk ka juridiksion.
Megjithatë, situata është ndryshe për vrasjet e synuara të trafikantëve të dyshuar të drogës në Karaibe. Ish-prokurori i GJPN-së, Luis Moreno Ocampo, i cilësoi ato në nëntor si krime të mundshme kundër njerëzimit.
Si mund të mbrohet gjykata nga ky presion?
Kai Ambos druhet se mund të shtohet i ashtuquajturi "efekt ftohës" (chilling effect), pra që prokurorët e GJPN-së mund të tregohen më të kujdesshëm ose më të butë ndaj të dyshuarve amerikanë.
Ai përmend edhe fenomenin e "mbipërputhshmërisë" me sanksionet: "Kompanitë jashtë SHBA-së mund të vendosin të mos bashkëpunojnë më me gjykatën, sepse kanë frikë se kjo mund të dëmtojë biznesin e tyre në Amerikë."
Që vitin e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi një sërë sanksionesh ndaj GJPN-së dhe disa gjyqtarëve të saj.Si reagim, gjykata u përpoq të bëhej më pak e varur nga SHBA-ja dhe, për shembull, zëvendësoi disa aplikacione të Microsoft-it me një produkt gjerman me kod të hapur.
Mbështetja nga Evropa
Andreas Schüller mendon se shtetet anëtare mund ta ndihmojnë gjykatën përmes shumë veprimeve të vogla: "Kur fuqitë e mesme dhe shtetet më të vogla bashkohen për të mbështetur institucionet ndërkombëtare dhe për t'i rezistuar presionit amerikan, kjo është gjëja më e rëndësishme."
Pas kërcënimeve të Rubios, Bashkimi Evropian u rreshtua menjëherë në mbështetje të GJPN-së. Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul doli në mbrojtje të saj, duke deklaruar se gjykata e bën botën "më të sigurt dhe më të drejtë".
Interesant është fakti se në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, edhe Senati amerikan kishte mbajtur një qëndrim të ngjashëm. Në një rezolutë, GJPN-ja u vlerësua si: "një tribunal ndërkombëtar që synon të mbrojë sundimin e ligjit", ndërsa hetimet kundër Rusisë u përshëndetën. Një nga bashkësponsorët e asaj rezolute ishte pikërisht Marco Rubio, sot sekretar i Shtetit i SHBA-së./ DW
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...