Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet kreu i BKH-së, Joni Keta
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...

Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë të krimit që u bëhet shqiptarëve! Shqiptarët e etur për liri po demonstrojnë sakrificën, dinjitetin, besën e tyre, për të ndryshuar vendin e tyre, por në këto ditë të nxehta të motit, përveç diktaturës dhe pushtetit të Edi Ramës që harxhon milionat e taksapaguesve shqiptarë për të nderuar një këngëtar antisemit që në shumë vende demokratike nuk pranohet për urrejtjen që tregon ndaj jetëve të humbura njerëzore, është i vetmi Kryeministri Edi Rama që e promovon me fondin e emergjencës për t’iu kundërvënë uraganit të lirisë që i kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme si Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe për kthimin e sistemit stalinist në qeverisjen e vendit!
Propagandës diktatoriale i janë bashkëngjitur edhe deputetët e PD-së së bashku me Edmond Spahon! Këta deputetë nuk janë dakord me urdhrin e kryetarit të PD-së, dr. Berishës, që të bojkotojnë Parlamentin e krimit dhe t’i mbështeten protestës kombëtare me përmasa botërore. Këta deputetë paskan bërë një deklaratë që nuk duhet të ndalohemi të debatojmë në Parlament, të mjerët deputetë kanë 15 vite që PS i tall, u ndalon fjalën, nuk i lejon as të bëjnë pyetje, as të flasin për protestën e Shqipërisë së re, idhnakët deputetë të PD-së, populli nuk i ka votuar, janë deputetë partie, janë të kënaqur me diktaturën e Edi Ramës.
Debatin e duan këta mjeranë ta bëjnë për të mbrojtur rrogat e majme, jo për lirinë e shqiptarëve, po sot në mbrojtje të tyre doli për së dyti radhazi ish-kuadri i shquar i Partisë së Punës së Shqipërisë, Edmond Spaho, që i bënte thirrje Ramës: “mos jep dorëheqje”! Spaho, thirrja jote është në humnerën e komunizmit. Rama do të japë dorëheqje dhe ti do të mbahesh mend si Bardhyl Haskoja i Partisë së Punës së Shqipërisë në Parlamentin e vitit 1991.
Gjenerata Z, populli i Tiranës, nuk po zmbrapsen nga zërat e kukuvajkave të PD-së e të mbeturinave të komunizmit! Televizionet kombëtare i fillojnë lajmet me atletet e Kryeministrit dhe i mbyllin me mbledhje të kryetarëve të bashkive që numërojnë financa marramendëse të pasuruar me pushtet e korrupsion!
Shqiptarët që kaluan kalvarin e përçmimit të diktaturës, shohin me keqardhje se si TV kombëtare janë kthyer në shërbim të diktaturës si TVSH-ja e Fatmir Kumbaros në vitet ’90. Sot gazetarët e diktaturës janë shkrirë njësh me rilindjen komuniste, dhe të shpërndarë nëpër mediat kombëtare e portale të financuara nga korrupsioni ekstrem financiar i inceneratorëve luftojnë me çdo mjet që të mos lindë Shqipëria e re.
Kështu veproi Erion Braçe, ish-kryeredaktori i gazetës famëkeqe komuniste 50-vjeçare “Zëri i Popullit” kundër gazetarit të medies së lirë, zëri i së vërtetës, pasqyrimi madhështor i protestës për 45 ditë rresht në Bulevardin e Tiranës, duke cenuar gazetarin e kësaj medieje se pse i kërkonte një intervistë, harbuti ideologjik i mësuar me urrejtjen e “Zërit të Popullit” fyente pa përgjegjësi si gazetarin Marsel Rupin, dhe emigrantin nga Anglia.
Helmi i Hamdi Jupes, Erion Braçe, Frrok Cupi, Martin Leka e shumë të tjerë vetëm komunizmi të mos zhdukej nga Shqipëria dhe Rama të sundojë si Sulltan, propaganda e tyre, jo vetëm s’i kanë ndaluar shqiptarët që kërkojnë dorëheqjen e diktatorit të fundit stalinist në Europë, por ka ndërgjegjësuar shqiptarët për të zhdukur nga politikëbërja establishmentin politik komunist që sundon Shqipërinë për 35 vite!
Çfarë ndodhi me kalemxhinjtë postkomunistë Blendi Fevziu, Ben Blushi, Skender Mingjozi, Sokol Balla e disa të tjerë? Këta ndoqën rrugën e pasurimit si puthadorë të pushtetit mbasi u bënë protagonistë të vitit të zi të ‘97 dhe e dërguan Shqipërinë në luftë civile. Vetëm partia e Enver Hoxhës të vinte në pushtet iu vërsulën financave qeveritare duke u bërë propagandistët kryesorë të mbajtjes peng të demokracisë. Dhe sot po të ketë drejtësi të re dhe të bëhet vetingu të gjithë këta gazetarë të pushtetit dalin jashtë sistemit se nuk mund të justifikojnë pasuritë përrallore që i kanë vënë nga përkrahja e financimi i qeverisë së Kryeministrit Edi Rama!
Që kur filluan protestat për Shqipërinë e re dhe zhdukjen nga politika të establishmentit komunist të instaluar gjatë tri dekadave, gazetarët e financuar nga qeveria komuniste aktuale çdo orë, çdo ditë, hedhin helmin kundër Shqipërisë së re! Së bashku me këto mostra të patronazhistëve të sunduesit i janë bashkuar edhe ca gazetarë të Kosovës si Berat Buzhala, një Albatros, Baton Haxhiu dhe në fund një i ashtuquajturi Profesor Blerim Latifi që shqiptarët që luftojnë për liri, ky fare me nder Profesori i quante fashizëm.
Urrejtja e Profesorit nga Prishtina për bashkëkombësit e tij se duan liri, se duan një Shqipëri demokratike, ishte fashizëm. O Zot ruaje Profesorin nga lajthitja mendore. Profesor nëse të ka mbetur ndonjë fije dinjiteti si shqiptar kërkoji falje Gjeneratës Z në Tiranë që po ndryshon Shqipërinë pa ideologjinë kriminale të komunizmit 80-vjeçar. Po ku e di ti Profesor se çfarë krimesh ka kryer partia e Edi Ramë për 80 vite në Shqipëri?!
Uragani i lirisë shqiptare i udhëhequr nga Gjenerata Z po i tregon botës se liria është shenjtëria e kombit shqiptar dhe për Kosovën Prof. Latifi. Këtij misioni iu bashkua artistja me famë botërore Dua Lipa, e cila me vizionin e saj kombëtar, me largpamësinë e saj kulturale si mbrojtëse e denjë e lirisë, e përkrahu misionin e Shqipërisë së re të bashkëmoshatarëve të saj në Tiranë! Faleminderit Dua Lipa për kontributin që jep për lirinë e shqiptarëve që janë peng i komunizmit të Edi Ramës. Shqipërisë së re i janë bashkuar ajka e intelektualëve shqiptarë, akademikë e profesorë, që japin dijen nëpër universitetet e botës demokratike!
Këta korifenj të dijes, do të jenë pjesë e Shqipërisë së re që po lind me diell lirie. Mëshiroji Profesorët e Tiranës e të Prishtinës që po perëndojnë në errësirën komuniste me Shqipërinë e vjetër!/ CNA
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Kam disa kohë që po lexoj me vëmendje komentet poshtë post...
Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një ti...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Publiku nuk ka gjithmonë prova të drejtpërdrejta, por ka s...
Shpesh censura paraqitet si problem i medias. Në të vërtet...
Kur një lajm nuk publikohet, kur një fakt zbutet, kur një ...
Si ka mundësi që monedha e një prej zonave ekonomike më të...
Në Shqipëri po rishkruhet një histori biblike, ajo e David...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Një nga gabimet më të mëdha të medias është trajtimi i inv...
Modeli klasik i gazetarit që pyet, regjistron dhe shkruan ...
Kur një dosje korrupsioni mbyllet në sirtar, kur një tende...
Në fakt, ai nuk donte. Realisht nuk donte. Por u detyrua. ...
E drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelor...
Në ditën e 40 të protestës madhështore për një “Shqipëri t...
Nuk ka nevojë të jesh gazetar për të mbrojtur veten nga ma...
Manipulimi mediatik nuk vjen gjithmonë me fytyrë të shëmtu...
Një titull i fryrë, një video e prerë në sekondën e duhur,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...