web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë/ 1 viktimë dhe 5 të plagosur

19 Korrik 2026, 17:50, Kronika CNA

Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë/ 1

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Çermë-Divjakë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, si edhe janë plagosur pesë persona të tjerë. Raportohet se mes të plagosurve janë edhe tre fëmijë.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ndërsa po kryhen hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik./CNA





Lajmet e fundit nga