web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi jetën në aksident/ Sot homazhet në nder të gazetarit Enrik Mehmeti

19 Korrik 2026, 08:02, Kronika CNA

Humbi jetën në aksident/ Sot homazhet në nder të gazetarit

Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës në një aksident me motor.

Homazhet do të mbahen në ambientet e Teatrit "Petro Marko", nga ora 12:00 deri në 14:00. Pas përfundimit të homazheve, gazetari do të përcillet për në banesën e fundit, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë do t'i japin lamtumirën e fundit.

Gazetari humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Vlorë. Ai humbi kontrollin e motomjetit i cili është kthyer përmbys duke i shkaktuar plagë të rënda trupore gazetarit i cili nuk u ka mbijetuar dot plagëve./ CNA





Lajmet e fundit nga