web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi debatin për dhunën në protestë

23 Korrik 2026, 13:26, Opinione Mentor Kikia

Mbi debatin për dhunën në protestë

Pas protestës, “dhuna” dhe debati janë zhvendosur në rrjet, mes atyre që mbrojnë të drejtën e protestuesve, sipas parimit "bjeruni plehrave", dhe atyre që kërkojnë “t'i shtrojnë në dru edhe më shumë”, ata që ngrenë dorë kundër policisë.

Nuk di se kush e nisi “sherrin”, meqë kjo është e rëndësishme për ne. Nuk di nëse ishte pjesë e planit të protestës, apo devijoi e doli nga kontrolli? Çështje e atyre që e menaxhojnë kjo.

Por duhet të jemi të qartë për diçka:

-Qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë.

-Policët janë aty në detyrën për të mbrojtur institucionin.

A është gjë e bukur dhuna? JO!

A ndodh ajo nëpër protesta? PO!

Por ka një ndryshim.

Protesta e qytetarëve nuk ka protokoll, nuk ka një rregullore, që të thotë: Në fillim do të hidhni lule. Pastaj do të shani. Pastaj do të hiqni gardhin. Pastaj do të shtyni. Pastaj do të gjuani me vezë. Dhe në fund, do të gjuani me gurë.

Por, për policinë ka një protokoll, sepse:

Policia është shteti, nuk është turmë!

Policët kanë mburoja, qytetarët jo!

Policët kanë skafandra, qytetarët jo!

Policët kanë shkopinj gome, qytetarët jo!

Policët kanë autobote uji, qytetarët jo!

Policët kanë bombola me piper djegës, qytetarët jo!

Policët kanë gaz lotsjellës dhe kundërgaze, qytetarët jo!

Policët janë të stërvitur fizikisht, qytetarët jo!

Policët janë trajnuar psikologjikisht si të përballojnë presionin e turmës, qytetarët jo!

Policia nuk përgjigjet në të njëjtën mënyrë:

Policisë i kërkohet që fillimisht të përdorë mjetet më të lehta të reagimit, dhe të mos shkojë direkt te mbytja me gaz e përcëllimi me piper arinjsh.

Protokolli ka një fjalë, që quhet PROPORCIONALITET!

SEPSE: Policët dhe protestuesit nuk janë dy ushtri, që në fund bëjnë bilancin e viktimave.

P.S: Në faqen e Adriatik Lapajt pashë këtë video. Sipas tij, uji që hodhi policia ka qenë i përzier me lëndë djegëse dhe ka shkaktuar djegie të lëkurës së protestuesve që u lagën.

Nëse është kështu, kjo është një vepër penale.





Lajmet e fundit nga