web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partia e Elisës duhet të vdesë

3 Korrik 2026, 19:54, Editorial CNA

Elisa Spiropali javët e fundit është një protagoniste politike, por këtë këtë herë jo si zyrtare e lartë e PS-së apo pjesë e “togës së pushkatimit politik” të Edi Ramës, por si një njeri që kërkon të reformohet partia e saj. Elisa është kritike me partinë, me qëndrimet e kryeministrit, mbështet protestën, shumë e drejtë, moraliste, njeri me parime.

Por le të mos i bëjmë biografinë Elisës, apo ta sulmojmë siç ajo sulmonte me soj e sorollop kundërshtarët, kolegët e opozitës, por jo vetëm, edhe ata që “pushkatonte” Edi Rama. Ata që Partia Socialiste i ka hedhur në kosh këto 13 vjet. Dhe kur duhej një marionetë, një zë me sharje dhe sulme, Elisa ishte në krah, ishte pjesë e “togës së pushkatimit”. Tani Elisa del dhe na bën moral politik.

Nga vjen dhe ku shkon

Elisa Spiropali vjen nga “Mjaft”-i dhe jo vetëm nga foto, ku duket te minierat e Bulqizës, ku nuk është shfaqur më që atë herë.

Partia e Elisës duhet të vdesë
Elisa Spiropali te minierat e Bulqizës

Elisa u bë sekretare në Partinë Socialiste. Elisa përtej posteve politike, me ardhjen në pushtet të PS-së në 2013 u bë Drejtoreshë e Doganave. Skandalet dhe problematikat e Doganave në atë kohë, pseudoreformat dhe lëvizjet në Dogana, me dhjetëra e qindra gjyqe të humbura, ku paguhenin gati dy administrate janë bëmat e para të Elisës.

Partia e Elisës duhet të vdesë
Spiropali, drejtoreshë e Doganave

Deputete më pas. Disa mandate deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe në listë të sigurt nga PS. Partia e Elisës që i dha ofiqe, duke e bërë ministre Shteti, ministre të Jashtme, arriti deri aty për faktin se ishte një nga “ekzekutoret” më të mira të “togës së pushkatimit” e bëri edhe kryetare të Kuvendit.

Partia e Elisës duhet të vdesë
Spiropali si kryeparlamentare

Shpërblimet për Elisën ishin në dy rrugë: Pasurohu me taksat e shqiptarëve dhe për devotshmërinë tëndë si pushkatore ne “togën” brenda dhe jashtë partisë merr shpërblimin e radhës.

Nuk po i hymë në themel pasurisë apo t’i hedhim akuza për korrupsion. Por ja kemi thënë ti je Elisa e Inceneratorëve, për lidhjet me Klodian Zoton. Nuk duam të merremi me familjarët e saj. As t'i themi pse u shqetësua kur ne i raportuam këto denoncime dhe shkonte dyerve të biznesve dhe thoshte “çfarë ne kishim me Elisën”.

Asgjë aspak. Vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim. Elisa nuk është socialiste që t’ju bëj moral socialistëve, megjithëse se sillet dhe shtiret si e tillë. Elisa vjen nga një “background” i fortë antisocialist. Ajo e goditi PS-në në vitin 2005. Ishte nga kontributoret kryesore së bashku me Erion Veliajn për rrëzimin e PS nga pushteti.

Dhe më pas të dy u strehuan sa me 99-çat, sa me lëvizjet e tjera brenda PS-së dhe morën poste, grada dhe për 13 vjet paguhen nga taksat e shqiptarëve. Është e lehtë të llogarishësh sa vite qëndroi në krye të Doganave Elisa dhe sa u pagua. Sa vite është deputete Elisa dhe sa u pagua. Sa vite ishte ministre dhe sa u pagua. Sa vite ishte kryetare e Kuvendit dhe sa u pagua.

Nga Madamë Elisa në moraliste politike

Mjafton t’ju bësh një mesatare të ardhurave që shkojnë nga 3-4 milionë lekë në vit, për të kuptuar se të ardhurat e Elisa Spiropalit dhe kosto që kanë paguar shqiptarët nga taksa e tyre për pjesëtaren e “togës së pushkatimit” të socialistëve që shpërblehej për zërin e saj kundër opozitës me ofiqe mund të jetë ndoshta mbi 500 milionë. Të ardhura këto nga detyra që ajo ka mbajtur dhe këto para janë paguar nga taksat e shqiptarëve.

Ndërsa tani që i ka marrë këto 500 milionë, rroga, shpërblime, makina, shofera, bodyguard-ë, dieta, udhëtime jashtë vendit, që nga Elisa u bë Madamë Elisa, tani është kthyer në një moraliste politike.

E që ti besohet morali, aty ku politikisht në fakt nuk është, Elisa duhet të kërkojë një ndjesë. Si ka shërbyer kundër socialistëve në 2005, për kostot që i dha xhepave të shqiptarëve dhe taksave të tyre gjatë kohës që drejtonte Doganat, për punët dhe bashkëpunimit e familjarëve të saj me njerëzit e inceneratorëve, për rrogat që shkojnë sa 20 pensione si kryetare e Kuvendit apo si deputet dhe ministre.

E pra Madamë Elisa ka qenë thjesht dhe vetëm pjesë e një skuadre “pushkatimi”, ndoshta “ekzekutorja” më e mirë që kishte Edi Rama dhe në momentin që e largoi dhe nuk i dha më ofiqe që të merrte rroga të majme por e la deputete të thjeshtë, Elisa bën moral.

Nuk ka nevojë t’i kërkojmë ndjesë, as ta sulmojmë dhe akuzojmë ashtu si mendon ajo, por mjafton t’i themi: Je paguar ndoshta gjysëm miliardi nga taksat e shqiptarëve, për çfarë Elisa? A fole ti kur ishin aferat e koncesioneve? A fole kur ishte sterilizimi me ministra në burg, kur ishte afera e inceneratorëve me ministra në burg, kur ishin skandalet e koncesioneve me PPP-të e famshme?

Ku ishe ti Elisa apo merrje rrogën dhe punoje në skuadrën e “pushkatimit”? Kur plasën skandalet dhe aferat nëpër bashki dhe ranë në burg kryebashkiakë një nga një deri te Erion Veliaj, kryetari i saj i “Mjaft”-it?

Partia e Elisës duhet të vdesë
Elisa Spiropali te "Majft"-i

Ku ishe ti Elisa Spiropali kur plasi afera e “5D”, kur drejtorët e bashkisë së Tiranës, të cilët bënim fushatë dhe për ty? Ti nuk fole Elisa se paguheshe majmërisht nga taksat e shqiptarëve, sa 20 pensione në qytet, sa 40 pensione në fshat. Me muaj të tërë ke pasur të tilla pagesa dhe nuk flisje atëherë.

“Majft”-istja Elisa që paguhej gjysëm miliardi nga taksat e shqiptarëve tani bën moralin e asaj vajzës që e gjetëm në foto diku në minierat e Bulqizës dhe tani është kthyer në një madamë politike që kërkon moral në PS.

Po çfarë morali politik që kërkon Elisa Spiropali që paguhej gjysëm miliardi nga taksat e shqiptarëve që ka heshtur për çdo aferë dhe skandal të qeverisë. Që në momentin që nuk ka më ofiqet dhe nuk është më pjesë “ pjesë e togës së ekzekutimit”, në karriget kryesore të Kuvendit për të cicëruar live në media, na flet për hallin e madh, për partinë e saj. Në fakt partia e Elisës dhe çdo parti tjetër e formatit të Elisave duhet të vdesin. /CNA





Lajmet e fundit nga