Operacionet e BKH pa Policinë e Shtetit/ Braho tregon arsyet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho në raportimin e tij për veprimt...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho në raportimin e tij për veprimt...

Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të Ukrainës këtë vit, duke ringjallur kërkesat në Shtetet e Bashkuara dhe Europë për masa më të forta ushtarake dhe ekonomike kundër Moskës.
Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 27 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin e madh ndaj Kievit më 2 korrik, i cili shkaktoi zjarre dhe dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe ndërtesat e banimit në disa lagje të qytetit.
Sulmi u dënua menjëherë nga ligjvënësit në Uashington, ku debati mbi ndihmën e ardhshme për Ukrainën mbetet politikisht i ndërlikuar.
Republikani Joe Wilson nga Karolina e Jugut, një mbështetës prej kohësh i ndihmës amerikane për Ukrainën, tha se sulmet janë një tjetër dëshmi se Kremlini po dështon ushtarakisht.
"Ky krim i tmerrshëm lufte është provë shtesë se Rusia po e humb keq luftën e saj", tha Wilson për Radio Evropa e Lirë (REL).
"Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të bëjnë edhe më shumë nga ajo që po bëjnë. Strategjia po funksionon. Rusia po humb", shtoi ai.
Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës fqinje në vitin 2022, duke pritur ta merrte Kievin brenda pak javësh. Por, Ukraina, me mbështetjen e Perëndimit, ka arritur t'u bëjë ballë forcave ruse dhe ta çojë luftën në ngërç.
Wilson e cilësoi gjithashtu sulmin e 2 korrikut si një shenjë para samitit të NATO-s javën e ardhshme në Turqi, ku mbështetja për Ukrainën pritet të jetë një nga temat kryesore.
"[Presidenti rus Vladimir] Putin është i dëshpëruar. Ai është një humbës i mjerë që vret gra dhe fëmijë", tha Wilson. "Ne duhet ta mbështesim plotësisht Ukrainën dhe të shtyjmë drejt fitores dhe një zgjidhjeje të drejtë të luftës".
Don Bacon nga Nebraska, një republikan i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura, kritikoi ashpër atë që e përshkroi si mungesë urgjence nga administrata Trump.
"Ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën me sisteme raketore dhe mbrojtje ajrore, si dhe të vendosim sanksione të forta ndaj Rusisë", tha Bacon për REL-in.
Bacon shtoi se në Kongres po rritet shqetësimi lidhur me qasjen strategjike të Pentagonit ndaj Rusisë dhe NATO-s.
"Udhëheqja civile në Pentagon ka qenë e dobët ndaj Rusisë dhe NATO-s", tha ai, duke shtuar se "heshtja përballë krimeve të luftës të Rusisë" dhe "paqartësia morale" do të linin një njollë të përhershme në politikën amerikane.
Në një deklaratë të përbashkët të ndarë me REL-in, drejtuesit e Grupit Parlamentar për Ukrainën në Kongres – përfshirë demokratët Marcy Kaptur nga Ohajo dhe Mike Quigley nga Illinois, si dhe republikanët Brian Fitzpatrick nga Pensilvania dhe Joe Wilson – kërkuan veprim të menjëhershëm.
"Dhoma e Përfaqësuesve është shprehur qartë: Shtetet e Bashkuara duhet ta pajisin menjëherë Ukrainën me mjetet që i nevojiten për të mbrojtur popullin e saj dhe për t'i dhënë fund luftës së Rusisë", thuhet në deklaratë.
Ata e lëshuan këtë deklaratë pak pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmeve e përsëriti thirrjen e tij për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ajrore, duke u përqendruar në prodhimin vendas të sistemit të mbrojtjes kundërajrore, Patriot.
Ukraina aktualisht përdor bateri amerikane MIM-104 Patriot – të vetmet sisteme në arsenalin e saj që janë në gjendje të kapin dhe të shkatërrojnë raketat balistike ruse – por Kievi dëshiron t'i prodhojë ato në shtëpi.
"Për ta mbrojtur jetën e qytetarëve, ne kemi nevojë për prodhimin tonë", tha Zelensky.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Zelensky tha se bisedimet me administratën amerikane për këtë çështje kanë vazhduar "tash e një kohë të gjatë" dhe i bëri thirrje presidentit Donald Trump të ecë përpara me këtë plan.
Ai argumentoi se bashkëprodhimi i sistemeve Patriot me Evropën brenda Ukrainës ose së bashku me vendet aleate do të mund të forconte gjithashtu kapacitetin industrial të Shteteve të Bashkuara.
Në Uashington, anëtarë të lartë të Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) u takuan me zyrtarë të administratës Trump dhe ligjvënës amerikanë para samitit të NATO-s.
Delegacioni – ku bënin pjesë Patryk Jaki, Adam Bielan, Assita Kanko dhe Stephen Bartulica – deklaroi se e "dënon fuqishëm" sulmin më të fundit të Rusisë.
Duke folur pas takimeve në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe institutet kryesore konservatore të politikave, zyrtarët e ECR-së thanë se kishin vënë re një optimizëm të kujdesshëm mes zyrtarëve amerikanë për mundësinë e arritjes së një armëpushimi në luftën katërvjeçare.
"Dëgjuam nga bashkëbiseduesit tanë se ata janë mjaft optimistë se mund të arrijmë një armëpushim gjatë këtij viti", thuhet në deklaratën e tyre.
Megjithatë, pavarësisht këtyre shpresave diplomatike, ligjvënësit evropianë theksuan se mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Kievin mbetet thelbësore.
Për shumë vende të Evropës Lindore, sulmi i fundit i Rusisë ka forcuar ndjenjën e urgjencës për ruajtjen e unitetit transatlantik, ndërsa udhëheqësit e NATO-s përgatiten të mblidhen mes pyetjeve gjithnjë e më të shumta mbi strategjinë afatgjatë të aleancës ndaj Moskës./REL
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra ...
Më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën për shkaqe të ...
Bashkimi Europian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...