Përleshje me armë zjarri në qendër të Podujevës/ Katër të plagosur
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...

Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërthim me bombë në Monako që plagosi rëndë një multimilioner ukrainas të sanksionuar dhe dy të tjerë.
Zyra e prokurorit të Monakos tha se është lëshuar një urdhër-arresti kundër të dyshuarit, i cili, sipas tyre, është shtetas i huaj dhe nuk ndodhet më në Monako. Ata shtuan se do të lëshohet edhe një njoftim i kuq i Interpolit.
Të hënën në mbrëmje, një person u pa në kamerat e sigurisë duke lënë një pako në hollin e hyrjes së një ndërtese në Monako. Pak më vonë, ndodhi një shpërthim, duke plagosur tre persona ndërsa ata hynin.
Autoritetet thanë se incidenti po hetohej si tentativë vrasjeje, jo si sulm terrorist.
Pas shpërthimit në një pallat apartamentesh pranë kufirit të Monakos me Francën, një i dyshuar u pa duke ikur drejt komunës franceze të Beausoleil.
Ndërsa i dyshuari, i cili mbante një kapelë të zezë, fillimisht mendohej të ishte burrë, mediat lokale kanë thënë se personi në fjalë ishte një grua që po përpiqej të fshihte identitetin e saj.
Prokurori publik i Monakos, Stéphane Thibault, nuk komentoi për këtë, por falënderoi policinë nga Monako dhe Franca për bashkëpunimin e tyre që bëri të mundur "identifikimin, në një kohë veçanërisht të shkurtër, të personit të dyshuar për kryerjen e sulmit".
"Një urdhër arresti është lëshuar për të dyshuarin, i cili do të jetë subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit që nga kjo mbrëmje", tha zyra e prokurorit të Monakos të enjten në mbrëmje.
Autoritetet e Monakos nuk kanë konfirmuar identitetin e viktimave, por sipas raportimeve lokale, sulmi kishte në shënjestër Vadym Yermlaiev, partneren e tij dhe djalin e tij.
Yermolaiev, 58 vjeç, është një zhvillues i pasur i pasurive të patundshme, i cili ka jetuar në Monako.
Ai është shtetas qipriot pasi hoqi dorë nga shtetësia ukrainase në vitin 2019.
Ai ka interesa të mëdha në biznesin e verës dhe alkoolit në Krimenë e aneksuar nga Rusia, dhe që nga viti 2023 ka qenë subjekt i sanksioneve të vendosura nga qeveria në Kiev.
Ai u emërua ukrainasi i 39-të më i pasur nga revista Forbes në vitin 2020, me një pasuri prej 230 milionë dollarësh (173.8 milionë paund).
Tre viktimat, përfshirë një 13-vjeçar, u transportuan në spital pas shpërthimit. Fillimisht u tha se dy të rriturit ishin në gjendje kritike.
Princi Albert II i Monakos e përshkroi incidentin si një "krim të shëmtuar"./CNA, përkthyer nga "BBC"
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra ...
Më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën për shkaqe të ...
Bashkimi Europian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 mi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...