Zjarr në një bllok apartamentesh në Antverp/ Të paktën 5 viktima
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Bashkimi Europian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte që dërgesat e vogla nga vendet e treta të hynin në bllok pa paguar doganë. Kjo do të thotë se konsumatorët europianë nuk do të mund të blejnë më mallra përmes platformave të njohura kineze si "Shein", "Temu" dhe "AliExpress" me kushtet e deritanishme, për shkak të të cilave, produktet e tyre shpesh ishin dukshëm më të lira se mallrat e prodhuara në Bashkimin Europian.
Nga 1 korriku, blerjet online jashtë BE-së me vlerë deri në 150 euro nuk janë më të përjashtuara nga dogana, ka njoftuar Komisioni Europian (KE).
Bëhet fjalë për rregulla që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të barabarta për kompanitë e BE-së dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ky ndryshim synon të krijojë kushte më të drejta për kompanitë europiane dhe të sigurojë mbrojtje më të mirë për konsumatorët.
“Shumë prej këtyre produkteve nuk i përmbushin standardet e sigurisë së BE-së, duke i ekspozuar konsumatorët ndaj rrezikut”, shkroi ajo në "X".
Sipas njoftimit të KE-së, mallrat e blera online nga vendet e treta dhe që dërgohen drejtpërdrejt te konsumatorët tani i nënshtrohen një tarife doganore prej 3 eurosh për çdo kategori produkti.
Këtë tarifë formalisht do ta paguajnë platformat online ose kompanitë që shesin dhe importojnë mallrat. Megjithatë, Komisioni Europian pranoi se nuk mund të parashikohet nëse kjo kosto shtesë do t’u bartet konsumatorëve përmes çmimeve më të larta të produkteve.
“Janë konsumatorët ata që nuk duhet ta paguajnë këtë tarifë, por shitësit ose platformat online që tani janë të detyruara të paguajnë tarifën doganore. Natyrisht, ne nuk mund të flasim në emër të shitësve apo platformave se a do t’i rrisin çmimet, por përgjegjësia për pagesën e tarifës prej 3 eurosh nuk është te konsumatorët”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Arianna Podesta.
Tarifa nuk llogaritet për paketë, por sipas llojit të produktit. Kjo do të thotë se blerja e një artikulli në disa copë ose madhësi – për shembull pesë bluza të njëjta me numra të ndryshëm – do të tarifohet me një taksë të vetme prej 3 eurosh.
Megjithatë, nëse në të njëjtën dërgesë blihen lloje të ndryshme produktesh, për shembull një bluzë, një orë dhe një lodër, për secilën kategori produkti do të llogaritet një taksë e veçantë prej 3 eurosh, edhe pse të gjithë artikujt vijnë në një paketë të vetme.
“Ky përjashtim ishte futur për të shmangur kostot e larta administrative për blerjet me vlera të vogla. Megjithatë, rrethanat sot janë krejtësisht të ndryshme. Tani në Bashkimin Europian çdo ditë mbërrijnë miliona pako me vlera të voglae”, tha Podesta.
“Në të njëjtën kohë, kompanitë e BE-së që importojnë mallra me shumicë paguajnë detyrime doganore, ndërsa platformat e mëdha online nga vendet e treta mund t’i dërgojnë mallrat direkt te konsumatorët pa këto kosto. Kjo ka prishur konkurrencën e barabartë në treg, ndërsa heqja e përjashtimit mundëson krijimin e kushteve të barabarta për bizneset europiane”, shtoi ajo.
Sipas të dhënave të Komisionit Europian, vetëm gjatë vitit 2025 në tregun e BE-së kanë mbërritur 5.9 miliardë artikuj në pako me vlera të vogla nga vendet e treta, pa paguar doganë.
Kjo do të thotë se përmes doganave europiane çdo ditë kalojnë më shumë se 16 milionë pako të destinuara për konsumatorët. Paketat me vlera të ulëta sot përbëjnë 97 për qind të të gjithë artikujve të importuar në BE, por vetëm 2 për qind të vlerës totale të importeve.
“Me ndryshimin e modeleve tregtare, konkurrenca në këtë sektor nuk është më e barabartë. Rregulli i përjashtimit është keqpërdorur në mënyrë rutinore përmes nënvlerësimit të mallit ose ndarjes artificiale të porosive në disa pako për të qëndruar nën pragun prej 150 eurosh”, thuhet në njoftimin e KE-së.
Brukseli thotë se rregullat e reja do të barazojnë kushtet e biznesit mes tregtarëve europianë që importojnë mallra me shumicë dhe platformave të mëdha online jashtë BE-së.
Në të njëjtën kohë, pritet që ato të kontribuojnë edhe në zgjidhjen e problemeve mjedisore të lidhura me rritjen e shpejtë të tregtisë elektronike, përfshirë shtimin e mbetjeve nga paketimet dhe emetimet që krijohen gjatë transportit.
Sistemi i ri do të përfshijë edhe identifikues produktesh (PID) për mallrat e importuara, të cilët do t’u mundësojnë autoriteteve doganore zbulim më të lehtë të produkteve të pasigurta dhe mallrave që nuk janë në përputhje me standardet e BE-së. Përdorimi i tyre do të jetë vullnetar nga 1 korriku 2026, ndërsa i detyrueshëm nga nëntori i po këtij viti.
Komisioni Europian thotë se një hulumtim i kryer gjatë vitit 2025 ka treguar se më shumë se 60 për qind e mallrave me vlerë të ulët që hyjnë në BE nuk përputhen me standardet europiane të sigurisë ose me rregullat e cilësisë së produkteve, gjë që ngre shqetësime për praninë e substancave toksike dhe etiketimin e pasaktë.
Sipas rregullave të reja, platformat online do të kenë statusin e të ashtuquajturit “importues i supozuar”, duke u bërë ligjërisht përgjegjëse për sigurinë e produkteve dhe mund të ndëshkohen nëse mallrat nuk i përmbushin standardet e BE-së.
Tarifa doganore prej 3 eurosh është një masë e përkohshme dhe do të zbatohet deri në korrik 2028, kur pritet të bëhet funksionale Qendra e re Doganore e të Dhënave e Bashkimit Europian. Pas kësaj do të zbatohen tarifat standarde, në varësi të klasifikimit tarifor, origjinës dhe vlerës së produktit.
Kjo masë është pjesë e një reforme më të gjerë të sistemit doganor të BE-së, e cila është miratuar nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare në mars 2026. Reforma parashikon gjithashtu vendosjen e një tarife të veçantë për përpunimin e dërgesave nga tregtia elektronike nga nëntori 2026, me qëllim që t’u ndihmohet shërbimeve doganore të mbulojnë kostot e rritura nga numri gjithnjë e më i madh i pakove. /REL
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur pr...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka lënë të kuptohet n...
Kanë kaluar katër ditë që kur një aeroplan i vogël u përpl...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 mi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra ...
Më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën për shkaqe të ...
Bashkimi Europian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një kon...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...