Mblidhen protestuesit para Kuvendit/ Thirrje kundër qeverisë
Një grup protestuesish janë mbledhur pranë godinës së Parl...
Një grup protestuesish janë mbledhur pranë godinës së Parl...

Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një marrëveshje kornizë trepalëshe në Uashington, reagimi në Teheran ishte i menjëhershëm – dhe në mbarë spektrin politik të mediave të lidhura me shtetin iranian – dhe pothuajse njëzëri armiqësor.
Marrëveshja, përmes së cilës Libani zotohet për çarmatosjen e Hezbollahut si parakusht për tërheqjen e forcave izraelite nga jugu i Libanit u përshkrua si një “dokument i turpit”, si “gabim strategjik” dhe “poshtërues” nga mediat iraniane, duke filluar nga transmetuesi shtetëror e deri te mediat që kanë lidhje të ngushta me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Kritika kishte të bënte më pak me vetë ekzistencën e marrëveshjes dhe më shumë me renditjen e pikave të saj të zbatimit.
Çdo media e madhe u përqendrua në të njëjtën gjë: se tërheqja izraelite kushtëzohet me çarmatosjen e Hezbollahut, dhe jo e kundërta – një formulim që komentatorët iranianë e paraqitën si dëshmi se marrëveshja ishte diktuar nga Izraeli dhe ishte miratuar formalisht nga Qeveria libaneze që ata e përshkruan si “properëndimore” dhe “të nënshtruar”.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian ka futur në listë të zezë vetëm krahun e tij të armatosur.
Ajo çfarë gjerësisht mungonte në mbulimin e mediave iraniane ishte trajtimi serioz i pozicionit të Qeverisë libaneze – se ajo ka ndikim të kufizuar në luftën ku Izraeli ka epërsi ushtarake dhe mbështetje të pakushtëzuar nga SHBA-ja.
Qeveria e Libanit ka synuar që ta distancojë veten nga Teherani, i cili ka përdorur krijimin dhe financimin e Hezbollahut në Liban që ta bëjë një nyje strategjike për të projektuar fuqinë e tij rajonale. Por, disa në Iran thanë se Qeveria libaneze mund të ketë shkuar shumë larg në drejtimin e kundërt me këtë marrëveshje.
Gazeta Iran, që udhëhiqet nga Qeveria, e quajti “basti i madh i Aounit dhe Salamit”, një formulim që i vë fajin drejtpërdrejtë presidentit libanez, Joseph Aoun, dhe kryeministrit Nawaf Salam, në vend se ta trajtojë Libanin si shtet.
Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, e përshkroi marrëveshjen si një “marrëveshje akomoduese”, dhe raportimi ishte i mbushur me shprehje të diskursit politik iranian që mbartte konotacione të ashpra të kapitullimit.
Sulmet me raketa të Hebollahut ndaj Izraelit më 8 tetor 2023, të kryera në solidaritet me sulmin shkatërrues të Hamasit një ditë më parë, nxitën luftën njëvjeçare ndërkufitare që u përshkallëzua me vrasjen e udhëheqësve kryesorë të Hezbollahut, një pushtim tokësor në jug të Libanit dhe shkatërrime të mëdha.
Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Izraeli ka pushtuar një pjesë të territorit në jug të Libanit gjatë luftimeve të reja me Hezbollahun që nisën më 2 mars, kur ky grup, që mbështetet nga Teherani, hapi zjarr ndaj Izraelit pasi Irani u godit nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.
Zgjidhja e çështjes Liban-Izrael ka qenë në qendër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit më të gjerë mes Iranit dhe SHBA-së. Teherani ka ngulur këmbë vazhdimisht se një marrëveshje paqeje duhet të përfshijë edhe Libanin.
Uashingtoni, ndërkaq, ka ndihmuar në lehtësimin e dialogut mes Libanit dhe Izraelit edhe pse udhëheqja e Hezbollahut ka qenë kundër kësaj lëvizjeje.
Gazeta Jaam-e Jam e transmetuesit shtetëror iranian IRIB e paraqiti marrëveshjen si shkelje të ligjit libanez, duke iu referuar një statuti të vitit 1955 që ndalon negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin.
Gazeta argumentoi se Bejruti kishte pranuar çarmatimin e Hezbollahut “kundër interesit kombëtar”, teksa forcat izraelite vazhdojnë të mbeten në territorin libanez, dhe shkoi më tej duke sugjeruar se Izraeli po e përdor procesin diplomatik për të arritur zgjerim territorial që nuk kishte arritur ta siguronte ushtarakisht që nga viti 2000 – referencë për tërheqjen e Izraelit nga jugu i Libanit po atë vit, pas 18 vjetësh okupim.
Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me IRGC-në, po ashtu tërhoqi paralele historike, duke thënë se kur Siria u përpoq të shfaqte një fytyrë më të moderuar ndaj Uashingtonit dhe Izraelit vitin e kaluar, aeroplanët izraelitë bombarduan pallatin presidencial në Damask dhe tanket izraelite avancuan në fshatra siriane për të mbrojtur pakicën fetare druze, pas disa ditësh dhune vdekjeprurëse sektare.
Mësimi i nxjerrë: Akomodimi dhe rezistenca prodhojnë të njëjtin rezultat nga Izraeli, prandaj Libani nuk duhet të presë ndonjë përfundim tjetër.
Tasnim publikoi gjithashtu deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, i cili e quajti marrëveshjen “të pavlefshme” dhe “poshtëruese”, dhe përmendi sërish kërkesën e tij që të zbatohet teksti i memorandumit të mirëkuptimit Iran-SHBA për Libanin – duke pretenduar drejtpërdrejt se korniza Iran-SHBA duhet të zëvendësojë atë që Uashingtoni ndërmjetësoi mes Izraelit dhe Libanit.
Në njoftimin për marrëveshjen trepalëshe më 26 qershor, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e quajti marrëveshjen “hap të parë” në proces, duke shtuar se “ka shumë punë përpara”.
“Ne në asnjë mënyrë nuk e nënvlerësojmë vështirësinë e detyrës që kemi përpara, por e kuptojmë rëndësinë e saj, sa jetike është”, tha Rubio.
Gazeta konservatore Agaah e pa marrëveshjen, siç pritej, në mënyrë krejt të ndryshme, duke e quajtur “dokument turpi”, ndërsa veçoi Aounin, ish-komandant ushtarak, duke e dënuar e duke argumentuar se një ushtarak kishte nënshkruar për dorëzimin e sovranitetit libanez.
Gazeta po ashtu paralajmëroi se financimi amerikan për forcimin e Forcave të Armatosura Libaneze është i dizajnuar për të nxitur konflikt të brendshëm mes ushtrisë dhe Hezbollahut, duke parashikuar se çdo përplasje e tillë do të përfshinte edhe atë që e quajti “Takfiri i Sirisë” - referencë për Qeverinë në Damask, të udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, si një faktor shtesë destabilizues. /REL
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Kandidatja e djathtë, Keiko Fujimori, është shpallur zyrta...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...