web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U aksidentua dhe humbi jetën në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ 32-vjeçari e kishte vjedhur automjetin

1 Korrik 2026, 10:08, Kronika CNA

U aksidentua dhe humbi jetën në aksin Pogradec-Qafë Thanë/

Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeçarit në afërsi të fshatit Pojskë.

Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, A. I., e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.

A. I. e ka vjedhur makinen në fshatin Leshnicë pasi e ka gjetur me çelësat e vendosur brenda makinës dhe është larguar. Vetëm disa minuta më pas, ai është aksidentuar në aksin Pogradec - Qafë Thanë ku nga dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora hajduti i makinës.





Lajmet e fundit nga