web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori plumb me armë zjarri në këmbë/ Momenti kur i plagosuri në Pogradec transportohet me helikopter

29 Qershor 2026, 15:42, Kronika CNA


Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të hënë në Pogradec, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Siç vihet re edhe nga pamjet, 35-vjeçari është transportuar nga autoambulanca drejt helikopterit nën masa sigurie policore.

Mësohet se i plagosuri do të trajtohet në kryeqytet me mjekim më të specializuar.

Sipas informacioneve, shtetasi B.S. ka marrë një plumb në këmbë, çka i ka kapur njërën prej venave kryesore, duke rrezikuar edhe amputim./CNA





Lajmet e fundit nga