web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi me armë zjarri drejt një servisi celularësh/ Arrestohet 18-vjeçari

27 Qershor 2026, 10:43, Kronika CNA

Qëlloi me armë zjarri drejt një servisi celularësh/

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru, ku një 18-vjeçar dyshohet se hapi zjarr në drejtim të një servisi celularësh pas një konflikti me pronarin e biznesit.

Sipas uniformave blu, i riu me inicialet R. M., pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit. Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të servisit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan operacionin policor të koduar “Zbulimi”, duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit brenda një kohe të shkurtër.

18-vjeçari u kap rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, ndërsa gjatë kontrollit të zonës policia gjeti dhe sekuestroi armën automatike të dyshuar të përdorur në sulm, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru.

Qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, së bashku me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh, organizuan menjëherë një operacion policor për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se autori i dyshuar, shtetasi R. M., 18 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.

Në kuadër të operacionit policor “Zbulimi” të organizuar dhe të zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër, shërbimet e Policisë lokalizuan, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 18 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatike, e përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak", njofton policia./ CNA

 





Lajmet e fundit nga