web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri

25 Qershor 2026, 15:52, Kronika CNA

Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra ish-drejtorin e Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi.

Berberi akuzohet se ka përdorur fjalë fyese ndaj drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Dyshohet se Berberi ka përdorur fjalë fyese ndaj drejtoreshës për shkak se nuk ka pranuar uljen në detyrë.

Pak ditë më parë Berberi u lirua nga posti i drejtorit të Policisë Shkodër dhe u emërua në sektorin e analizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat për hetim disiplinor.

Gjithashtu edhe AMP ka nisur verifikimet në lidhje me rastin.





Lajmet e fundit nga