web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Revolucion psikologjik i shqiptarëve”/ Muçollari: Qytetarët ngrejnë zërin, moskonformim me pushtetin

25 Qershor 2026, 17:15, Politikë CNA

“Revolucion psikologjik i shqiptarëve”/ Muçollari:

Demokrati Grigels Muçollari komentoi sot protestat qytetare kundër qeverisë, që po zhvillohen prej më shumë se tre javësh.

Duke folur lidhur me çështjen në “Syri TV”, Muçollari e cilësoi më tepër si një revolucion psikologjik të shqiptarëve, që po vrasin frikën për herë të parë dhe kanë vendosur të ngrenë zërin. 

Sipas tij, qytetarët nuk konformohen me pushtetin, ndërsa dalin hapur ndaj kërkesave të tyre të më shumë se një dekade.

“Të gjitha lidhen me një revolucion, e kam thënë unë, me një revolucion mbi të gjitha psikologjik, ku shqiptarët për herë të parë pas kaq shumë vitesh kanë vendosur ta vrasin frikën dhe të çojnë dhe të ngrenë zërin për të mos u konformuar me pushtetin dhe të ngrenë zërin për ato që ata kanë kërkuar prej më shumë se një dekade: një qeverisje më të mirë, një qeverisje me dinjitet dhe një qeverisje që nuk është e bazuar mbi arrogancën dhe mbi pushtetin e një njeriu të vetëm, por mbi pushtetin e institucioneve dhe mbi forcën e ligjit dhe demokracinë institucionale”,-tha Muçollari./CNA





Lajmet e fundit nga