web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama

24 Qershor 2026, 20:52, Politikë CNA

Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me protestuesit nga Kosova, ku përmendte edhe emra të lidhur me UÇK-në.

Përmes një deklarate, PD e cilëson si një akt antishqiptar të orkestruar nga kryeministri  Edi Rama

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Përpjekja për përbaltjen, me porosi të Edi Ramës, të Heroit të Kombit Tahir Sinani dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së është një akt i ulët, antishqiptar dhe serbomadh nga Taulant Balla, eksponenti më kryesor i krimit të organizuar pas Edi Ramës në Shqipëri.

Partia Demokratike e konsideron luftën për çlirimin e Kosovës si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas atyre të Skënderbeut.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si antishqiptare, çdo përpjekje të Edi Ramës, argatit të Aleksandër Vuçiçit dhe vasalëve të tij si Taulant Balla e të tjerë, për përbaltjen e luftës për çlirimin e Kosovës, heronjtë, të rënët dhe luftëtarët e saj./CNA





Lajmet e fundit nga