"Unë jam me këtë shesh plot, ti je vetëm"/ Protestuesi i përgjigjet sërish Ramës
Në ditën e 24-t të protestës, protestuesi Erlis Sina nga f...
Në ditën e 24-t të protestës, protestuesi Erlis Sina nga f...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe iu përgjigj sot zërave për një largim të mundshëm nga Grupi Parlamentar i PS-së dhe daljen si i pavarur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka mohuar idenë e një vendimi të tillë në të ardhmën, ndërsa detajon edhe arsyet.
Braçe sqaron se do të vijojë në partinë në të cilën bën pjesë prej 35 vitesh, teksa siguroi se nuk ka rezerva ndaj të shprehurit të vërtetave brenda PS-së, por edhe të thëna në sy drejt Edi Ramës.
Deklarata e plotë:
Fjala ime-Përgjigje për tre gjëra:
Unë jam socialist, nuk bëhem i pavarur. Jam partizan, jo neutral, mbaj qëndrime. Nuk dal mënjanë!
Unë jam deputet i zgjedhur në tiranë, nuk jam prej listës, kam bërë deputetin, bëj deputetin. Do vijoj të bëj deputetin, nuk dorëhiqem!
Do vijoj t’i rri përballë partisë sime, duke thënë të vërtetën, duke kërkuar llogari, kritikuar, debatuar, kundërshtuar, propozuar, miratuar aty, sy më sy e nga çdo cep i territorit që mbuloj si deputet; pra nuk kam nevojë për protestën e nuk dua kapital politik prej saj!
Askush nuk do ta besonte që, po të ikja nga grupi i PS-së, do isha i pavarur, edhe ata që ma shkruajnë këtë; unë jam në PS prej themelimit, kam milituar në të për 35 vite, kam jetuar në të e punuar bashkë me të, kam bërë beteja aty e prej aty, si socialist, duke mbajtur qëndrime e pa qenë kurrë neutral, domethënë i pavarur.
Ndërkohë kam bërë deputetin, bëj deputetin e do vijoj të bëj deputetin, jo vetëm në Njësinë 5, por në të gjithë Tiranën. Nuk ka sot njeri në njësinë time që s’e di kë ka deputet. Nuk ka sot njeri në Tiranë që të mos dijë që unë jam deputet i këtij qarku. Nuk gjen njeri të thotë që deputeti nuk më ka ardhur në njësi, lagje, bllok, rrugë, rrugicë, shesh poshtë pallatit; që të thotë deputeti nuk më është përgjigjur, nuk më ka përfaqësuar në Kuvend për hallet e shqetësimet e mia apo të lagjes. Pra kam bërë punën, bëj punën, do bëj punën, nuk dorëhiqem e do respektoj 25 mijë njerëzit që votuan e më besuan këtë punë.
Në fund, doemos që do vijoj t’i rri përballë partisë sime për të vërteta që refuzon t’i shohë apo i ka jashtë çdo agjende për 1001 arsye, përfshi shpërfilljen, përjashtimin apo arrogancën; kam hapësirën e mjaftueshme për ta bërë këtë pa asnjë rezervë, siç të shtunën, sy më sy me kryeministrin e qeverinë. Pra nuk kam nevojë të jem në protestën me 7-8 agjenda - disa primitive e shumë të rrezikshme për këtë vend, por e bëj përballë e sy më sy, duke qenë i përgjegjshëm, duke marrë e kërkuar përgjegjësi!/CNA
Kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama, do të...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar sot lidhur m...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot zhvillimet nga protesta...
Deputetja e larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Social...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryetari i PD-së zhvilloi një konferencë për mediat këtë t...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipev...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Financial Tim...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish kritikët bren...
Analisti Andi Bushati u ndal sot gjerësisht te protestat q...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me deklaratën e bërë s...
Politikani Dashamir Shehi tha sot se protesta qytetare që ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar nd...
Mijëra protestues ndodhen edhe këtë të hënë në Tiranë, në ...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ndau so...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Të paktën 172 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzi...
Irani shpall tre ditë pushimesh zyrtare në kryeqytetin Teh...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...