web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti i KE-së: Negociatat me Shqipërinë po shkojnë mirë, synim për mbylljen e procesit në 2027

22 Qershor 2026, 19:59, Politikë CNA

Presidenti i KE-së: Negociatat me Shqipërinë po shkojnë

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa,  ndau sot disa qëndrime për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp pas samitit BE-Moldavi, Costa u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të realizohet sa më shpejt.

Sipas kreut të KE-së, negociatat me Shqipërinë po shkojnë mirë, me synimin e vendit për të përfunduar këtë fazë deri në fund të vitit 2027.

“Ne duhet që ta realizojmë procesin e zgjerimit sa më shpejt të jetë e mundur. Po ecim shumë shpejt, për shembull, me Malin e Zi. Ndoshta mund të përfundojmë negociatat me këtë shtet deri në fund të këtij viti. Po shkojmë mirë me Shqipërinë. Shqipëria ka dëshirën të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027. Sigurisht, Këshilli Evropian do të marrë vendimet e duhura. Si shtetet kandidate dhe ato anëtare duhet të kuptojnë ndjenjën e urgjencës. Kjo do të thotë se duhet të punojnë më shpejt dhe më shumë për të arritur rezultate, për të përmbushur të gjitha kriteret dhe për të ecur përpara sa më shpejt të jetë e mundur”,-u shpreh Costa./CNA

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga