web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Ndjekja si në filma përfundon me aksident/ I kërkuari përplaset me 4 makina, arrin të arratiset

22 Qershor 2026, 14:23, Kronika CNA

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së hënës pranë tregut të fruta-perimeve në qytetin e Durrësit, gjatë një ndjekjeje nga forcat e policisë.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari po tentonte t’i shmangej arrestimit kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me katër automjete të tjera në qarkullim. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas përplasjes, personi ka braktisur automjetin dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja, duke i shpëtuar përkohësisht kapjes nga policia.

Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në zonë dhe po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë, po hetohen edhe rrethanat e plota të ngjarjes dhe mënyra se si është zhvilluar ndjekja./ CNA

 

 





Lajmet e fundit nga