web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanosi punonjësit e shtrimit të rrugës/ Shoqërohet 35-vjeçari në Vlorë

22 Qershor 2026, 16:03, Kronika CNA

Kanosi punonjësit e shtrimit të rrugës/ Shoqërohet

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, një 35-vjeçar pasi u konfliktua me punonjësit e një firme që po kryente punime për shtrimin e rrugës së fshatit, i vuri zjarrin një automjeti dhe qëlloi me armë gjahu në ajër, duke kanosur punonjësit.

I shoqëruari është shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në fshatin Panaja të Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar, shtetasin E. A. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga