"Siguria e Europës dhe e Ukrainës është më e fortë falë teje"/ Von der Leyen reagon për dorëheqjen e Starmer
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme.
Kjo valë e të nxehtit pritet të bëhet edhe më e fortë nga sot, në shumë vende të Europës, prandaj autoritetet kanë marrë masa të veçanta për mbrojtjen e njerëzve.
Shumë aktivitete në ambiente të hapura janë anuluar, disa shkolla janë mbyllur, ndërsa shumë punonjësve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia.
Në Francë, 49 nga 96 rajonet janë vendosur nën alarmin e kuq për nxehtësinë.
Sipas shërbimit meteorologjik Meteo-France, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në qytetin jugperëndimor Bordu dhe 39 gradë Celsius në Paris.
Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos freskohen në zona të pambikëqyrura, si liqenet dhe lumenjtë, pas mbytjeve të raportuara gjatë fundjavës - në mesin e tyre edhe një vajzë 13-vjeçare.
Rreth 845 shkolla janë mbyllur të hënën, për shkak të nxehtësisë, ndërsa 1.800 të tjera i kanë lejuar nxënësit të largohen më herët.
Në Belgjikë, temperaturat këtë javë pritet të jenë “më të nxehtat ndonjëherë”, paralajmëroi shefi i parashikimeve në institutin meteorologjik IRM, David Dehenauw.
Në Spanjë, meteorologët paralajmërojnë nxehtësi shumë të madhe si ditën ashtu edhe natën, deri të mërkurën, me temperatura deri në 44 gradë Celsius.
Ata thonë se kjo është 5 deri në 10 gradë më shumë se normalja për këtë periudhë.
Në Portugali, temperaturat janë mbi mesataren, ndërsa në disa zona ato po u afrohen rekordeve të mëparshme.
Në Britani është dhënë paralajmërim për nxehtësi ekstreme, me temperatura që mund të kalojnë 35 gradë Celsius.
Ekspertët thonë se rekordet e nxehtësisë në Britani për muajin qershor pritet të thyhen.
Në Republikën Çeke dhe në pjesë të tjera të Europës Qendrore, temperaturat janë gjithashtu mbi mesataren për këtë periudhë.
Në shumicën e vendeve të Ballkanit, situata është e ngjashme me pjesën tjetër të Europës: temperatura të larta dhe valë e fortë nxehtësie, me disa dallime nga vendi në vend.
Kjo valë e të nxehtit është e dyta radhazi brenda dy muajve, pas një periudhe të pazakontë të nxehtë në maj.
Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një shenjë e qartë e ngrohjes globale dhe paralajmërojnë se ato do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta./REL
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Andy Burnham ka reaguar ndaj dorëheqjes së Keir Starmer dh...
Dy motra me origjinë nga fshati Topanicë i Kamenicës në Ko...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar se proces...
Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër dhe udhëheqës ...
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka përjashtuar mundë...
Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshilli...
Presioni politik ndaj kryeministrit spanjoll, Pedro Sánche...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë eksk...
Policia australiane ka realizuar sekuestrimin më të madh t...
Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari deklaruan më 22 qers...
Një anije mallrash në Detin e Zi u përfshi nga flakët pas ...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, po shqyrton mundësinë...
Një anëtar i ekipit të Iranit që negocion me SHBA-në, i th...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi publikisht Boei...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha sot se presi...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kong...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aks...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çm...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha sot se bisedim...
Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, d...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...