web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Siria i përgjigjet Trump-it/ Përjashton ndërhyrjen ushtarake siriane në konfliktin në Liban

22 Qershor 2026, 09:57, Kosova & Bota CNA

Siria i përgjigjet Trump-it/ Përjashton ndërhyrjen ushtarake

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake siriane në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Deklarata e tij erdhi pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili la të kuptohej se Damasku mund të luante një rol në zgjidhjen e krizës.

Al-Sharaa theksoi se Siria nuk synon përfshirje ushtarake, por mbështet një zgjidhje politike dhe paqësore. Sipas tij, prioriteti është ndalimi i luftës dhe forcimi i institucioneve shtetërore të Libanit. Ai shtoi se Damasku kërkon bashkëpunim ekonomik me Libanin dhe jo rrugë ushtarake.

Ndërkohë, Trump ka kritikuar si Hezbollahun ashtu edhe Izraelin. Ai është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si Izraeli po e zhvillon luftën kundër Hezbollahut, duke thënë se operacionet po zgjasin shumë dhe po shkaktojnë humbje të mëdha civile.

Sipas tij, kjo situatë mund të rrezikojë edhe negociatat mes SHBA-së dhe Iranit që po zhvillohen në Zvicër.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbrojti vazhdimin e pranisë ushtarake izraelite në jug të Libanit, duke argumentuar se zona e sigurisë është e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve izraelitë nga kërcënimet e Hezbollahut.

Al-Sharaa deklaroi gjithashtu se, nëse është në interes të Libanit dhe Sirisë, ai nuk përjashton mundësinë e dialogut me Hezbollahun për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike. /CNA





Lajmet e fundit nga