web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ka qenë ndër më të këqijat"/ Trump, sërish me kritika për Meloni-n

22 Qershor 2026, 08:46, Kosova & Bota CNA

"Ka qenë ndër më të këqijat"/ Trump,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë ekskluzive për "Tgcom24", ka kritikuar sërish kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Duke komentuar një postim të fundit në rrjetin e tij social "Truth Social", Trump deklaroi se SHBA-ja është trajtuar keq nga aleatët e saj, përfshirë edhe Italinë.

Ai tha se Meloni është sjellë “shumë keq” ndaj një vendi që, sipas tij, ka shpenzuar mijëra miliarda dollarë për mbrojtjen e Italisë.

“Po flas për NATO-n në përgjithësi, jo vetëm për vendin tuaj. Por ajo ka qenë ndër më të këqijat”, u shpreh Trump.

I pyetur nëse po mendon të tërheqë SHBA-në nga NATO-ja, Trump nuk dha një përgjigje të qartë dhe tha shkurt: “Nuk dua ta them.”

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime të reja në marrëdhëniet mes SHBA-së, Italisë dhe aleatëve të NATO-s, veçanërisht në një periudhë kur çështjet e mbrojtjes dhe kontributet financiare të vendeve anëtare mbeten tema të debatueshme. /CNA





Lajmet e fundit nga