Liturgjia Hyjnore/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Joan: Një zemër e pastër kërkon të mirën tek të gjithë njerëzit
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka d...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka d...

Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë është alternativë kryesore investimi, duke tërhequr gjithnjë e më shumë biznese të reja që përfshihen në këtë aktivitet.
Sektorët e lidhur me teknologjinë dhe infrastrukturën po shfaqin ritmet më të larta të rritjes të bizneseve, ndërkohë që sektorët tradicionalë si tregtia dhe industria janë stabilizuar ose po qëndrojnë në vendnumëro.
Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se në vitin 2025 numri i bizneseve në ndërtim arriti me 8335 me zgjerim vjetor prej 11.4% me rreth 856 biznese të reja të shtuara vitin e kaluar.
Sektori i informacionit dhe komunikimit kryeson sa i përket shpejtësisë së zgjerimit, me një rritje prej 14.0%, duke u shtuar me 757 biznese dhe duke arritur në gjithsej 6,165 në vitin 2025. Ky zgjerim tregon për një orientim të sipërmarrjes drejt digjitalizimit dhe shërbimeve teknologjike.
Pas tij, sektori i transportit dhe magazinimit ka shënuar një rritje mjaft pozitive prej 11.8%, duke shtuar 810 njësi.
Nga ana tjetër, tregtia vazhdon të mbajë peshën kryesore në ekonomi me një total prej 44,606 biznesesh në vitin 2025. Megjithatë, ky sektor ka shfaqur një ngadalësim të fortë, duke u rritur me vetëm 0.3% ose 144 njësi më shumë se një vit më parë.
Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe në sektorin e industrisë, i cili është zgjeruar me vetëm 0.5%, duke i shtuar tregut vetëm 48 njësi të reja.
Ndërkohë, sektorët e shërbimeve po tregojnë performancë pozitive. Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, i nxitur edhe nga zhvillimet në turizëm, u rrit me 3.1%, duke arritur në 18,426 njësi ligjore në vitin 2025.
Ndërsa kategoria “Shërbime të tjera” ka shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute, me plot 2,568 njësi të reja ligjore (një zgjerim prej 6.6%), gjë që dëshmon për një diversifikim gradual të aktivitetit ekonomik drejt shërbimeve të ndryshme mbështetëse për bizneset dhe individët.
Struktura e bizneseve sipas aktivitetit ekonomik tregon se konsumi nëpërmjet tregtisë mbetet ende shtylla qendrore e aktivitetit ekonomik, por rritja pothuajse zero e këtij sektori sinjalizon se ky treg ka arritur në pikën e ngopjes, duke detyruar kapitalin të kërkojë hapësira të reja.
Ndërtimi dhe sektori i transportit dhe i magazinimit po tërheqin kapitalet e lira, të nxitura nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme dhe nevoja e shtuar logjistikë në një ekonomi që po shkon drejt tregtisë online dhe digjitalizimit.
Por qëndrimi në vendnumëro i sektorit të industrisë tregon se ekonomia po bëhet gjithnjë e më e varur nga sektorët e shërbimeve dhe investimet në llaç dhe tulla, ndërkohë që baza prodhuese vendase po humb terren, duke bërë që në afat të gjatë të cenojë qëndrueshmërinë ekonomike dhe bilancin tregtar të vendit. /Monitor
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë...
Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministri...
Teksa të ardhurat buxhetore po arkëtohen me ritme të lakmu...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Prodhimi neto i energjisë elektrike në vend arriti në 4.4 ...
Konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë ...
Qeveria rikthen propozimin për dyfishimin e shkallës së ta...
Në vitin 2025, tetë vende të BE-së regjistruan një konsum ...
Ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të re të pre...
Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme uljen e çm...
Të ardhurat totale për periudhën janar-maj 2026, arritën n...
Në një sektor ku numri i vizitorëve po vijon të rritet më ...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në aksin...
Një 60-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Rrogozhi...
Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në i...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtun...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kong...
Bisedimet e drejtpërdrejta mes Shtetet e Bashkuara të Amer...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...