"O maskara"/ Ofendoi ministrin, lihet në fuqi përjashtimi i deputetit për 30 ditë nga Kuvendi
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimi...
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimi...

Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka munduar ndonjëherë pyetja e madhe filozofike nëse një kryeministër duhet të qeverisë nëpërmjet një podcast-i apo jo.
Prandaj, kur një mik më dërgoi një fragment nga podcast-i i fundit i Kryeministrit tonë, nuk ndjeva asnjë tundim ta hapja. Por miku nguli këmbë. Kështu që, e hapa dhe e dëgjova.
Fragmenti ishte i shkurtër. Mjaftoi, megjithatë, për të më lënë një habi të vogël. Kryeministri u shpjegonte shqiptarëve që protestojnë, pra edhe mua, se ruajtja e zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore qenka lajtmotivi i qeverisë së tij dhe se ata që kritikojnë këtë politikë duhet të kenë kujdes, sepse rrezikojnë të bëhen “instrumente në duart e interesave të tjera”.
Këtu u ndala.
Kam më shumë se tridhjetë vjet që merrem me trashëgiminë kulturore shqiptare. Kam pasur fatin të punoj në Butrint me disa nga mendjet më të ndritura të arkeologjisë britanike. Kam bashkëpunuar me gazetarë të nivelit të lartë ndërkombëtar në kohë të errta për Shqipërinë dhe Kosovën.
Kam dhënë tetëmbëdhjetë vjet nga jeta ime, pa pagesë, për kërkimet arkeologjike nënujore me një prej ekipeve më të mira amerikane.
Kam shërbyer në UNESCO dhe kam marrë pjesë në misione që nga Afrika deri në Amerikën e Jugut.
Në gjithë këto vite kam menduar se po shërbeja për Shqipërinë. Familja dhe shkolla me edukuan me këtë ide. Por tani, pas kaq dekadash, më del se mund të kem qenë i gabuar.
Sipas logjikës së re politike, njeriu mund të kalojë një jetë të tërë duke mbrojtur monumente, qytete historike, peizazhe kulturore dhe pasuri kombëtare, por një mëngjes të zgjohet dhe të mësojë se paska qenë vegël e interesave të padukshme.
Kjo është një arritje e rëndësishme e mendimit bashkëkohor shqiptar. Të gjithë ne që kemi humbur vite duke besuar se mbronim Shqipërinë, paskemi nevojë për një shpjegim më të qartë se interesat e kujt kemi mbrojtur në të vërtetë.
Kur luftonim për Butrintin, interesat e kujt mbronim?
Kur krijohej Parku Kombëtar i Butrintit, për kë punonim?
Kur kërkimet arkeologjike nënujore e vendosnin Shqipërinë në hartën botërore të kësaj disipline, kujt po i shërbenim?
Kur ekipi ku bëja pjesë solli prova që rrëzonin një padrejtësi historike ndaj Shqipërisë në çështjen e Kanalit të Korfuzit, në interes të kujt ishte ai mund?
Do të isha mirënjohës po të më sqarohej.
I menduar nga kjo dilemë e re kryeministrore, ktheva makinën nga rruga gjarpërueshe e Vjosës dhe hyra në Përmet.
Doja të bëja disa fotografi nga vepra e fundit e qeverisë së Kryeministrit në dobi të trashëgimisë kulturore, zonave të mbrojtura dhe turizmit. Foto që flasin sado pak për realitetin i cili rri përkundruall propagandës së podkastit.
Ndalova makinën përballë një ndërtesë të re, Qendra e Informacionit Turistik. Një godinë e rëndë prej betoni, vendosur me një “elegancë të rrallë urbanistike” mu në oborrin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, vetëm pak hapa larg Gurit të Qytetit, simbolit natyror të Përmetit.
Përmeti, për dijeninë e lexuesit, është ndoshta qyteti i vetëm në Europë që rrezikon të ketë më shumë qendra informacioni sesa turistë që kërkojnë informacion.
Ka një qendër informacioni në hyrje, një në dalje, një në qendër dhe nja dy të tjera përgjatë Vjosës ku të vetmit vizitorë janë gomarët e fshatit që kërkojnë hije. Por qeveria e Kryeminstrit tonë mendoi se qyteti nuk mund të jetonte edhe pa një tjetër Qendër Informacioni. E kjo e reja është rëndë e madhe dhe e vendosur jo dokudo, po në fund të qytetit dhe pikërisht në oborrin e shkollës, 5 metra nga Monumenti natyror i Gurit të Përmetit.
Kështu, fëmijëve iu mor një pjesë e hapësirës ku luanin, që të ndërtohej një godinë e kushtueshme, e cila sot rri bosh me një dinjitet monumental.
Në epokën kur çdo turist mban në xhep më shumë informacion sesa mund të mbajë një qendër turistike me dy kate, ne vazhdojmë të ndërtojmë godina për informacionin.
Dhe këtu më lind një pyetje e thjeshtë.
Ata qytetarë të Përmetit që e shohin këtë ndërtesë dhe tundin kokën duke protestuar në heshtje interesat e kujt po mbrojnë?
Ka pyetur vallë Kryeminstri se në cilin vend të Afrikës ministrja e Arsimit u merr fëmijëve oborrin e shkollës për të ndërtuar budallallëkun e radhës?
Ata prindër që pyesin pse fëmijëve u është zvogëluar oborri i shkollës, në shërbim të kujt janë?
Po ata banorë që habiten se si ndërtohet pranë një zone të mbrojtur një objekt pa funksion të dukshëm, cilës fuqi të errët po i binden?
Ndoshta edhe ata janë instrumente. Ndoshta, por në Shqipërinë e sotme duket se qytetari që pyet është gjithmonë i dyshimtë, ndërsa ata që ngrenë godina betoni pa arsye janë patriotë?
Gjithsesi kush lexon le të gjykojë midis realitetit dhe propagandës për të kuptuar se përse rinia ka mbushur bulevardin pikërisht për të ndryshuar këtë realitet. Realitet, i cili nuk fshihet dot më pas një podcast-i plot ngjyra./ CNA
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Në ditën e saj të 20-të, protesta po bëhet gjithnjë e më e...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Le ta themi troç: në Shqipëri, denoncimi i korrupsionit pu...
Një denoncim serioz fillon me pyetjen më të thjeshtë: çfar...
Kur paratë publike zhduken në tenderë të fryrë, kur një ve...
Po lexoja disa komunikime në rrjet, lidhur me një postim k...
Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rekto...
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Kur një skandal shpërthen në Tiranë, zhurma është e madhe,...
“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” është ...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë arrestuar dy autorët e dyshuar të një vrasje të ndodh...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme n...
Shpëtohen tre shtetas në Velipojë, pasi mjeti i tyre lundr...
Policia e Tiranës ka njoftur pasditen e kësaj të diele se ...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar se proces...
Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër dhe udhëheqës ...
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka përjashtuar mundë...
Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshilli...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti a...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...