Kur media bën diferencën dhe kur thjesht shton zhurmën
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...
Në raste korrupsioni, media mund të jetë motor presioni os...

Emërimi i përkohshëm i zëvendësrektores në detyrën e rektorit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës nuk mund t’i shërbejë Ministrisë së Arsimit për të mbuluar thelbin e problemeve që ish-rektori Tonin Gjuraj i parashtroi zonjës ministre bashkë me aktin e dorëheqjes.
Zoti Gjuraj ka ngritur çështje serioze që lidhen me autonominë universitare, lirinë akademike, funksionimin e organeve drejtuese dhe mënyrën se si shteti reagon kur këto parime vihen në diskutim.
Në letrën e tij të dorëheqjes ai pretendon se vendimmarrja e Bordit të Administrimit ka cenuar autoritetin e organeve akademike; ngre shqetësime për emërimin e administratorit, procedurat e rekrutimit të personelit dhe administrimin e fondeve universitare, duke argumentuar se ekuilibri ndërmjet autoritetit akademik dhe administrimit institucional është cënuar.
Nuk kam ndërmend të gjykoj nëse ish-rektori ka apo jo të drejtë në gjithçka që parashtron. As nuk është ky thelbi i problemit që dua të ngre.
Thelbi qëndron diku tjetër: një dorëheqje e tillë duhej të kishte nxitur menjëherë interesimin dhe reagimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një konflikt të zakonshëm mes rektorit dhe administratorit apo me një problem më të thellë të qeverisjes universitare.
Zonja ministre e Arsimit nuk duhej ta trajtonte këtë çështje si “pikëzën” e vockël të problemeve me të cilat merret. Përkundrazi, ajo është autoriteti i parë që duhet të kërkojë të dijë nëse pretendimet e ish-rektorit qëndrojnë apo jo. Jo për të marrë anë në konflikt, por për të kuptuar nëse në Universitetin e Shkodrës janë krijuar probleme që rrezikojnë funksionimin normal të mekanizmave të qeverisjes universitare.
Vetë fakti që rektori i referohet në letrën e tij një raporti verifikimi të Ministrisë së Arsimit, sipas të cilit janë konstatuar parregullsi në procedurat e rekrutimit administrativ, e bën edhe më të domosdoshëm reagimin e zonjës ministre.
Ndërkaq, nëse Kryeministri do ta ndiente peshën e përgjegjësisë që mbart funksioni i tij, dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Shkodrës do të duhej ta bënte objekt të një diskutimi të veçantë në qeveri.
Arsimi i lartë është pjesë e politikave publike dhe një konflikt i tillë në një universitet publik nuk mund të trajtohet si një çështje e zakonshme administrative. Autonomia universitare nuk është një problem teknik i Universitetit të Shkodrës; ajo është një nga shtyllat mbi të cilat mbështetet vetë sistemi i arsimit të lartë.
Nuk është rastësi që prej vitesh ligji për arsimin e lartë është vënë në diskutim dhe është folur për nevojën e një ligji të ri.
Rasti i Universitetit të Shkodrës iu jep të drejtë kritikëve të ligji dhe tregon se debati nuk është vetëm juridik, por lidhet me vetë balancën e pushtetit brenda universiteteve dhe me kufijtë ndërmjet autoritetit akademik dhe kontrollit administrativ.
Sa për Shkëlqesinë e Atij, zotin President të Republikës nuk kam shumë se çfarë të them.
Pavarësisht punëve të mëdha me të cilat merret dhe, edhe pse këto kohë është shumë i angazhuar pasi po studion protestën qytetare në përpjekje për të kuptuar se përse asnjë meme nuk është shkruar për të a thua se nuk ekziston, mund të gjente kohë dhe arsye për t’u interesuar.
Jo për të ndërhyrë në një konflikt administrativ, por për të kuptuar nëse dorëheqja e një rektori të dekretuar prej tij përfaqëson një akt individual apo simptomën e një problemi më të gjerë institucional.
Në raste të tilla, interesimi nuk është ndërhyrje; është ushtrim i përgjegjësisë publike. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një autoritet që e ushtron mandatin e tij në bazë të një dekreti të Presidentit të Republikës.
Mirëpo askush nuk reagoi.
Sot Universiteti i Shkodrës ka një rektore në detyrë, deri në organizimin e zgjedhjeve të reja. Ajo do të duhet të bëjë një zgjedhje: ose të ushtrojë plotësisht autoritetin e rektorit dhe të tregojë nëse paraardhësi i saj kishte apo jo të drejtë për problemet që ngriti, ose të pranojë autoritetin e një strukture tjetër, siç është Bordi i Administrimit.
Dhe këtu fillon “dorëdhënia” e pushtetit.
Ligji për arsimin e lartë, të cilin e kam kundërshtuar që në kohën kur u miratua, si deputet i Kuvendit, ka ndërtuar një sistem ku rektori, i zgjedhur nga komuniteti universitar, dhe Bordi i Administrimit duhet të bashkëjetojnë në një raport balancash dhe kontrolli të ndërsjellë. Por kur vetë autoriteti më i lartë akademik i universitetit deklaron se ky ekuilibër është prishur, heshtja e institucioneve nuk mund të paraqitet si paanësi.
Heshtja është zgjedhje.
Dorëheqja e profesor Gjurajt mund të jetë akti i një individi.
Por problemet që ai ngre prekin të gjithë sistemin e arsimit të lartë. Dhe kur askush nuk ndjen nevojën t’i dëgjojë apo t’i verifikojë ato, problemi nuk është më vetëm dorëheqja e një rektori.
Problemi është “dorëdhënia” e pushtetit te të përzgjedhurit e tij; një praktikë që me kalimin e kohës është shndërruar në normalitet.
Rastet e fundit të zbuluara nga SPAK-u, ku “dorëdhënia” shkon deri te trafikantë e kriminelë që pastrojnë paratë e drogës dhe i legalizojnë ato në kulla, biznese, leje dhe emërime të siguruara përmes klientelizmit politik, apo te të tjerë që komuniteti i njeh dhe i tregon me gisht si mishërim të shëmtisë dhe babëzisë së pushtetit, dëshmojnë se kjo nuk është rastësi.
Është një mënyrë qeverisjeje.
Dhe pikërisht për këtë arsye, dorëheqja e një rektori duhet parë si një sinjal alarmi për mënyrën se si ushtrohet pushteti në Shqipëri./ CNA
Çdo vit, mijëra maturantë në Shqipëri u nënshtrohen katër ...
Ende nuk e besoj që Agron Çobani nuk jeton më. Se pati aq ...
Skandalet politike në Shqipëri nuk tregojnë vetëm sjelljen...
Kur një skandal shpërthen në Tiranë, zhurma është e madhe,...
“Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg!” është ...
Ka një arsye pse shoqëritë e shëndetshme e quajnë çmenduri...
Në Berlin, dikur simbol i një Gjermanie dhe Evrope të ndarë,...
Sara Mila është shprehur kështu sot gjatë zhvillimit të Ko...
Politika shqiptare sot nuk zhvillohet vetëm në Parlament a...
Asnjë analizë politike shqiptare sot nuk ka kuptim pa roli...
Kur flitet për analiza politike shqiptare sot, pyetja nuk ...
Nëse mazhoranca ka problemin e konsumimit moral dhe politi...
Opozita e vizës së blerë për arsye "shëndetësore" u bëri s...
Pas më shumë se dy javësh protestë të pandërprerë, pyetja ...
Diku nga mesi i viteve ’90, në një Shqipëri që ende po mës...
Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka...
Debati mbi pronësinë e mandatit parlamentar rikthehet sa h...
Pas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton thirrja kombë...
Të gjithë kanë të drejtën e pamohueshme të protestës. Por,...
Qytetarët shqiptarë që kanë dalë në bulevard këto ditë, të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Bosnje e Hercegovina është vendosur sërish nën mbikëqyrje ...
Qeveria e Norvegjisë ka vendosur të kufizojë ndjeshëm përd...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se vendet ev...
Një përplasje e fortë diplomatike ka shpërthyer mes presid...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...