web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana ushton: Poshtë Komunizmi!

15 Qershor 2026, 10:13, Opinione Besim Ndregjoni

Tirana ushton: Poshtë Komunizmi!

Pas 35 vitesh në bulevardin e Tiranës ushton thirrja kombëtare “Poshtë Komunizmi!”. Heshtja e PD-së dhe PS-së për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto dy parti, që në ‘90 thërrisnin: “Poshtë komunizmi” dhe për 35 vite nuk i dënuan këto krime! 914.000 vite burg politik bënë të burgosurit politikë shqiptarë për një Shqipëri të re europiane, jo për vazhdimësinë staliniste!

6000 shqiptarë e shqiptare u pushkatuan dhe iu zhdukën kufomat, dhe për 35 vite Partia Demokratike dhe Partia Socialiste që i vrau, sot nuk kanë një varr në tokën e tyre!

Prandaj jehon thirrja e 20-vjeçarëve në Tiranë “Poshtë Komunizmi!”. 35 vite që këto dy parti staliniste nuk mbajtën një minutë heshtje në Parlament për këta korifenj të demokracisë, por krenoheshin se demokracinë e sollën bijtë e komunistëve!

Mjeranët politikanë vazhdues të politikës enveriste sot mbas 35 vitesh as nuk skuqen, as nuk zverdhen për jetët e humbura të shqiptarëve! Por kurrë dhe asnjëherë në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona; kurrë nuk u dëgjuan përpëlitjet e shpirtrave të përvuajtur, që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste.

Ne na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tash po dëshmon për një deformim të gjithanshëm të njeriut shqiptar. Kjo protestë madhështore tregoi se rinia shqiptare nuk lejon diktatorë, ka vrarë frikën dhe po e lartëson Shqipërinë në botë si komb që do lirinë! “Shqipëri e re” pa dy parti staliniste, që nuk ndërtuan demokracinë, por ndërtuan korrupsionin dhe demokraturën e pushtetit./ CNA

Tirana ushton: Poshtë Komunizmi!





17:52 Opinione Luan Rama

Dekoratat...

Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e pa...

12:08 Opinione Lutfi Dervishi

Fjala ka shpirt

"Në fillim ishte Fjala." Ndoshta nuk ka fjali më të njohur...

Lajmet e fundit nga