web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrje kombëtare nga të përndjekurit politikë shqiptarë: ”Demokraci pa vlera “shqiptarët e vranë frikën!

11 Qershor 2026, 13:29, Opinione Besim Ndregjoni

Thirrje kombëtare nga të përndjekurit politikë

Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto dy parti që në ‘90 thërrisnin: Poshtë Komunizmi dhe për 35 vite nuk i dënuan këto krime!

914.000 vite burg politik banë të burgosurit politikë shqiptarë për një Shqipëri të re europiane, jo për vazhdimësinë staliniste!

6000 shqiptare e shqiptarë u pushkatuan dhe iu zhdukën kufomat, dhe për 35 vite Partia Demokratike dhe Partia Socialiste që i “vranë”, sot nuk kanë një varr në tokën e tyre!

35 vite që këto dy parti staliniste nuk mbajtën një minutë heshtje në Parlament, për këta korifenj të demokracisë, por krenoheshin se demokracinë e sollën bijtë e komunistëve!

Thirrje kombëtare nga të përndjekurit politikë

Thirrje kombëtare nga të përndjekurit politikë

Këto dy parti staliniste e kapën demokracinë për fyti dhe nuk e lejonin as të jetojë, as të vdesë!

Zgjedhjet e vazhdueshme gjatë këtyre tri dekada treguan se kjo klasë politike ka dështuar në zhvillimin e demokracisë dhe e ka kthyer sistemin demokratik nga pluralist në një sitem monopartiak duke përdorur të gjithë elementët e autokracisë së komandimit me anën e sundimit të forcës së pushtetit dhe shkatërrimit të institucioneve të votës së lirë, dhe barazisë para ligjit.

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë kriminale të diktaturës në këtë periudhë kohore postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit, dhe pushtimin e institucioneve dhe politikës me enveristët e rinj anglishtfolës.

Shoqëria shqiptare vazhdon të mëkojë shpirtrat e njomë të gjeneratave me ushqimin më pervers të dijeve komuniste nëpër shkolla dhe përsëri ka njohur dështimin e saj në liri. Shoqëria shqiptare ushqehet dhunshëm me një treg të zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pandërprerë një ndjeshmëri dhe sensibilitet kriminal, lexuesit dhe shikuesit të saj i tundën para syve qindra mijë faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare të diktatorëve, gjeneratat e reja mësohen me përralla detektive për lavdinë e madhe të udhëheqësve komunistë. Por kurrë dhe asnjëherë në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona, kurrë nuk u dëgjuan përpëlitjet e shpirtrave të përvuajtur, që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste. Ne na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tani po dëshmon për një deformim të gjithanshëm të njeriut shqiptar.

“Një demokraci pa vlera, -ka shkrue n’Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia…“Shqipëri e re” për të cilën u sakrifikuan shqiptarët që e deshën Shqipërinë më shumë se jetët e tyre!

Kjo proteste madhështore tregoi se rinia shqiptare nuk lejon diktator - ka vrarë frikën - dhe po e lartëson Shqipërinë në botë si komb që do lirinë!

“Shqipëri e re” pa dy parti staliniste që nuk ndërtuan demokracinë, por ndërtuan korrupsionin dhe demokraturën e pushtetit!/ CNA





Lajmet e fundit nga