Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar i këtij komponenti unik etnografik i përkatësisë
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...

Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamurit shqiptar te Guri i Kamjes, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e krahinës së Gorës. Vetëm pak muaj përpara shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, qindra luftëtarë nga këto treva u bashkuan për të çliruar zonën nga pushtimi xhonturk.

Nën drejtimin e kapedanit Kajo Babeni, së bashku me Shahin Matrakun dhe prijës të tjerë, rreth 800 luftëtarë nga Gora, Mokra dhe Opari u mblodhën te Lisi i Gorarëve, prej nga nisën aksionin për rrethimin dhe çlirimin e Pogradecit. Pas kësaj fitoreje, Kajo Babeni ngriti flamurin shqiptar te Guri i Kamjes, duke e kthyer këtë vend në një simbol të lirisë dhe të qëndresës patriotike.
"Në verën e vitit 1912, katër muaj përpara ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në Vlorë, krahinat e Gorës dhe të Mokrës u bënë pjesë e përpjekjeve për çlirimin e vendit nga pushtimi osman",-tregon një nga banorët e zonës.
Kajo Babeni mbetet një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare në trevën e Pogradecit. Bashkëpunimi i tij me patriotë të njohur si Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno, si edhe besimi që gëzonte te banorët, e bënë një nga udhëheqësit më të spikatur të luftës për pavarësi në këtë zonë.

"Kajo Babeni është një nga figurat më të rëndësishme të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX në trevën e Pogradecit. Ai konsiderohet si një prej udhëheqësve kryesorë të lëvizjes antiosmane në këtë territor, duke u shndërruar në simbol të përpjekjeve për liri dhe pavarësi",-tha arkeologia Froseda Tole.
Veprimtaria e tij patriotike mori një hov të veçantë në fillim të shekullit XX, kur ai bashkëpunoi ngushtë me patriotë të shquar të kohës, si Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno. Përmes këtyre lidhjeve dhe angazhimit të tij të vazhdueshëm, Kajo Babeni luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e çetave patriotike dhe në mobilizimin e popullsisë së zonës.

I njohur për autoritetin dhe besimin që gëzonte te banorët, ai arriti të bashkonte njerëzit rreth idealit të çlirimit kombëtar. Për këtë arsye, Kajo Babeni mbetet një figurë emblematike e historisë së Pogradecit dhe një nga personalitetet më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare në këtë krahinë.

Sot, Guri i Kamjes është jo vetëm një monument natyre dhe një nga atraksionet më të vizituara turistike, por edhe një vend me vlera të mëdha historike. Pozicioni i tij strategjik bëri që të përdorej edhe gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, ndërsa përmendet në arkiva, veçanërisht ato franceze, si një pikë me rëndësi ushtarake.

"Përveç vlerave historike, Guri i Kamjes është edhe një nga atraksionet natyrore më të vizituara të zonës, i shpallur monument natyre. Ai tërheq vizitorë jo vetëm për peizazhin e veçantë, por edhe për historinë që mbart. Pozicioni i tij strategjik bëri që Guri i Kamjes të përdorej edhe gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Ai përmendet në arkiva të ndryshme, veçanërisht në ato franceze, si një pikë me rëndësi ushtarake për kontrollin e territorit përreth. Sot, Guri i Kamjes përfaqëson një destinacion ku ndërthuren turizmi historik dhe ai natyror, duke ofruar një përvojë të veçantë për çdo vizitor",-u shpreh Ledjan Zeqollari, Drejtori i Turizimit, Bashkia Pogradec.
Edhe pas 114 vitesh, 28 korriku mbetet një datë krenarie për banorët e Gorës, Mokrës, Oparit dhe gjithë trevës së Pogradecit, duke kujtuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë dhe identitetin kombëtar./CNA
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...