Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe/ PD bojkoton seancën
PD ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës që pritet të mb...
PD ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës që pritet të mb...

Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është shndërruar në një skandal me pikëpyetje të mëdha korruptive, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituese në një nga lotet e tij, një kompani që dyshohet se ka dorëzuar letra false.
Kapitali publikon dokumentat ekskluzive, që hedhin hije të forta dyshimi me integritetin e një prej tenderëve më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Një skandal i ngjashëm me aferën e unazës, ku po ARRSH shpalli fituese kompaninë që kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të Delawar-it në SHBA. Këtë herë nuk janë falsifikuar firma, por dokumentet e kritereve të kualifikimit.
Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare të Shqipërisë gjatë 4 viteve të ardhshme ka një fond limit prej 47.5 milionë eurosh. Procedura tenderuese është e ndarë në katër lote të ndryshme, që i korrenspondojnë 4 rajoneve të Shqipërisë dhe është e modeluar me dy faza.
Faza e parë është e ashtuquajtura short listing, ku ARRSH vlerëson kompanitë që plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar. Ato që vlerësohen se i përmbushin kriteret më pas kalojnë në fazën e dytë, ku garojnë me ofertat financiare.
ARRSH ka zhvilluar ndërkohë fazën e parë duke kualifikuar nga vetëm një ofertë për secilin lot. Kjo do të thotë se kompanitë e kualifikuara nuk do të kenë konkurrencë financiare në tender, por do të ofrojnë të qeta pa pasur frikë se dikush tjetër mund të ofrojë një çmim më të ulët.
Loti B, letra false
Ky në foton më poshtë është vlerësimi i ARRSH-së për tenderin e kontratës B ose loti 2. Ky lot, i cili ka një fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose rreth 12 milionë euro, përfshin mirëmbajtjen e 294.1 kilometrave akse rrugore në rajonin qendror dhe verilindor të Shqipërisë.

Ndër segmentet kryesore janë lidhjet Tiranë–Rinas–Durrës, Thumanë–Milot, si dhe rrugët drejt Bulqizës dhe Peshkopisë. Siç duket nga vlerësimi, ARRSH ka kualifikuar për këtë lot vetëm kompaninë "Bami" sh.p.k., e cila tashmë do të garojë me veten financiarisht. Por kjo nuk është e gjitha.
Sipas dokumenteve të tenderit, kompania fituese duhet të deklaronte në dispozicion 11 borëpastruese për të përmbushur kontratën dhe ky ishte një kriter i detyrueshëm, mospërmbushja e të cilit çonte direkt në skualifikim.
Këto në foton më poshtë janë borëpastrueset e deklaruara nga kompania Bami sh.p.k. para komisionit të tenderit.

Njëra prej tyre është borëpastruesja me targë AA981TJ dhe me numrin përkatës të shasisë. Këtë borëpastruese kompania deklaron se e ka siguruar përmes një kontrate qiraje. Por borëpastruesja figuron e çregjistruar.

Borëpastruesja e deklaruar figuron e çregjistruar
Siç duket qartë nga dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, borëpastruesja me targë AA981TJ figuron e çregjistruar që në tetor të vitit 2024.
Por ky nuk është dokumenti i vetëm i dyshimtë. Tri borëpastruese të tjera, të cilat kompania deklaron se i ka siguruar në Kosovë përmes kontratave të qirasë po ashtu rezultojnë se u ka mbaruar regjistrimi që në maj të këtij viti.

Dy borëpastrueseve nga Kosova u ka mbaruar regjistrimi në maj
Ndërsa një tjetër mjet i deklaruar si borëpastruese rezulton në fakt kamionçinë. Bëhet fjalë për mjetin me targë AA543RU.

Mjeti i deklaruar si borëpastruese rezulton kamionçinë
Ndonëse është deklaruar si borëpastruese me firmën e administratorit Gëzim Marku, mjeti figuron në fakt një kamionçinë Mercedez sprinter, siç tregojnë dokumentet nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.
Këto dokumente janë lehtësisht të verifikueshme për ARRSH-në. Por Komisioni i Tenderit ose nuk ka dashur t'i verifikojë siç e detyron ligji ose ka mbyllur sytë qëllimisht, çka përbën një vepër të rëndë në një garë kaq të rëndësishme.
I gjithë tenderi 47.5 milionë euro i mirëmbajtjes është i kompromentuar dhe me dyshime të forta për korrupsion, për sa kohë në çdo lot, ARRSH kualifikoi nga vetëm një kompani.
Tashmë është detyrë e prokurorisë të verifikojë vërtetësinë e dokumenteve dhe vendimmarrjen e ARRSH-së për të parandaluar abuzimin e miliona eurove para të qytetarëve./ Kapitali.al
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...