Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe/ PD bojkoton seancën
PD ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës që pritet të mb...
PD ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës që pritet të mb...

Shprehja “llogje Kavaje” është sinonim i fjalëve boshe, thashethemeve dhe muhabeteve “korr e mos lidh” që nuk të çojnë askund.
Për vite e vite me radhë, fatkeqësisht, "debati mediatik" konkurroi dhe fitoi me "llogjet e Kavajës".
"Emisionet" u reduktuan në një arenë propagande kundër antipropagandës. Në studio diskutohej 99% opozita dhe 1% qeverisja! “Non grata, sherret e brendshme, vula dhe e shkuara”, - ushqimi i preferuar në menynë e darkës televizive. Aq shumë vend në ekran zunë figurat e opozitës, saqë të krijohej përshtypja se është opozita që po keqqeveris vendin. Ndërkohë, qeveria u mbyll në "kullën e fildishtë" dhe i braktisi “kazanët mediatikë”.
Lajmet e paketuara nga zyrat e marrëdhënieve me publikun mbusheshin me inspektime kantierësh, inaugurime të fazës së parë, të segmentit dytë, të etapës tretë,... postime me regji në "Facebook" dhe gara se cili ministër kishte marrë më shumë "like". Argumenti që i vinte vulën debatit për "vulën" ishte gjithmonë i njëjti: “krahasuar me 2013-ën?” ose “nuk ka alternativë?”
Por, ndërsa jeta virtuale kalonte nga njëri sukses në tjetrin, jeta reale i bënte hallet kapicë dhe herët a vonë, kapica duhej të rrëzohej.
Protesta e flamingove e ndryshoi boshtin e debatit. Për herë të parë pas shumë kohësh, në qendër të diskursit nuk janë më “llogjet”, por hallet e përditshme.
Sot flitet për mjedisin, pronën publike dhe llogaridhënien; për korrupsionin dhe krimet pa ndeshkim; për çmimin e ushqimeve, ujit, karburantit, qirave dhe banesave; për pagat, pensionet e taksat; për "shëndetësinë falas" dhe rezultatet e testit të PISA-s. Me një fjalë, "debati" ka zbritur nga lartësitë hyjnore të propagandës direkt te frigoriferi, portofoli dhe jeta e përditshme e njerëzve.
Janë shpenzuar, qindra mijëra orë emisione dhe mijëra komente për të mbajtur “Kullën e Pizës” që të mos rrëzohej. Tani debati është konkret, te themelet dhe çatia e shtëpisë.
Ndoshta prandaj po shohim gjithnjë e më shumë ministra e deputetë të shumicës të dalin në ekrane për të mbrojtur "arritjet". Nuk besoj se dalin ngaqë befas u është zgjuar dëshira për debat.
Ky është ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm që po sjell reagimi i njerëzve. Ajo po u kujton qytetarëve një të vërtetë të thjeshtë: qeveria nuk ka para të vetat. Çdo rrugë, çdo koncesion, çdo tender, çdo koncert dhe çdo shërbim publik financohet vetëm nga paratë e taksapaguesve! Ndaj nuk ka arsye pse të këndojmë këngë për udhëheqësin dhe partinë në çdo segment rruge. Mjafton që kënga dhe tam-tamet të zëvendësohen me një tabelë: "kjo vepër u ndërtua me paratë e taksapaguesve".
Taksat nuk i paguajnë vetëm bizneset e mëdha. I paguan çdo qytetar, sa herë blen bukë, qumësht apo ilaçe përmes TVSH-së. Dhe TVSH është 20%! Prandaj pyetja nuk është më nëse po bëhen punë,- pyetja është si po administrohen paratë tona. Dhe ndoshta fushatat e ardhshme nuk do të përqendrohen më te temat e mëdha "BE, NATO, samite", por kosto e jetesës, përpunimi i plehrave apo mjedisi".
Ndoshta ky është vërtet fillimi i fundit i epokës së “llogjeve të Kavajës”. Sepse kur debati prek xhepin, qeverisë i rri shumë i ngushtë kostumi i propagandës./ CNA
Edhe pse në një rrekje të gjatë e bezdisshme për të na bin...
Në një shoqëri normale demokratike, kur shteti dështon, in...
“Dëgjo këtu, mos u bëj budalla. Servilosu pak!” Kjo isht...
BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka ...
Në fjalën e mbajtur sot me Grupin Parlamentar të PS-së dhe...
Zoti ministër! E lexova dhe dëgjova reagimin tuaj mbi qën...
Duhet ta them që në fillim, deputetja Elisa Spiropali në p...
Prej 53 ditësh, Pelikanët e "ngulur", mbi shkopinjtë e dru...
Sipas krahasimeve të fundit me mesataren e Bashkimit E...
Pas protestës, “dhuna” dhe debati janë zhvendosur në rrjet...
"Një diktaturë e përsosur ka pamjen e një demokracie, por ...
Jam pro eutanazisë dhe miratimit të një ligji për eutanazinë...
Është përmendur aq shumë herë nëpër shhkrime e citime saqë...
A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar? ...
Deklarata e Snezhana Paunoviç, ministre në qeverinë e Serb...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Pushteti nuk po dëgjon sepse nuk kupton heshtjen e rëndë t...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...