Protesta që po tkurr PD-në
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...

Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demokracisë. Qytetarët kanë të drejtë të dalin në shesh, të kundërshtojnë vendime që i konsiderojnë të padrejta dhe të mbrojnë atë që besojnë se është në interesin publik. Në këtë kuptim, askush nuk duhet të vërë në dyshim të drejtën e protestuesve për të ngritur zërin.
Por një pyetje tjetër meriton të shtrohet: në protestë po shkohet vetëm me zemër, apo edhe me mendje? Njerëzit janë “homo sapiens” që do të thotë qenie inteligjente, ndaj a është mendja dhe kthjellësia në veprim në këtë protestë.
Për shembull, në protestë ka prezencë dominuese nga OJF majtiste që para pak kohësh mbaheshin financiarisht nga USAID. Presidenti Trump e mbylli USAID-in duke u privuar mbështetjen financiare OJF-ve në botë e sidomos në Shqipëri. Mendoni: A bën kjo sens pse fryma anti-Trump dominon në protesta?
Nismat e koalicionit të profamiljes u sulmuan nga OJF pro LGBTQ+ e menjëhere simboli i flamengos rozë i lidhur me LGBTQ+ tashmë është zyrtarizuar si simboli i protestave. Çdo kategori duhet respektuar e aspak diskriminuar, por mendja duhet të kuptojë a e dinë protestuesit agjendën e kësaj kategorie, e cila bie në kundërshtim të hapur, e siç është vërtetuar përmes padive gjyqësore, është haptazi kundër familjes tradicionale? A e dinë ata që protestojnë kundër ndërhyrjes hormonale për transgjinorët që mbi kokat e tyre tunden mesazhe dhe simbole LGBTQ+?
Si vendi më pro-amerikan në rajon dhe me një histori unike të mbrojtjes së hebrenjve parullat antisemite dhe antiamerikane dëshmojnë qartazi ndërhyrje të jashtme për të përçarë marrëdhënien e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe SHBA dhe me Izraelin. Cilido protestues i sinqertë a e di që përbri tij apo saj tunden parulla anti-Trump e anti-Izrael?
Gjithashtu, elementë neomarksistë dhe ekstremë majtistë të shpallur po e shfrytëzojnë protestën për kredenciale politike dhe ideologjinë e tyre. Kjo është e drejtë demokratike, por a kuptohet nga patriotët e vërtetë që protestojnë që agjenda ekstreme majtiste dhe marksiste kundërshton pikërisht nocionin e nacionalizmit dhe patriotizmit, pasi besojnë në përbashkimin universal pa kufij? A e përforcon këtë fakt edhe ndjekja orë pas ore që media e shpallur majtiste botërore po u bën protestave?
Ekstremistë fetarë po luftojnë Izraelin. Kurrë më parë nuk ka pasur parulla anti-Izrael në rrugët e Tiranës apo Shqipërisë. Media iraniane po përdor fotot e fëmijëve shqiptarë për propagandë antiamerikane duke bërë që protesta më shumë të duket se ka qëllim luftën kundër Trump dhe investitorëve të mëdhenj si Kushner sesa çështjet e brendshme.
Në lidhje me Kushner-in, kundërshtimi ndaj një investimi të caktuar mund të jetë i arsyeshëm. Askush nuk është i detyruar të pranojë çdo projekt vetëm sepse premton zhvillim ekonomik. Por së pari ata që e kundërshtojnë duhet të kuptojnë më së miri situatën dhe procesin dhe debati nuk mund të mbarojë te fjala “jo”. Por duhet të shterojnë edhe pyetjen - Çfarë ndodh më pas?
Nëse investitorë të mëdhenj ndërkombëtarë përballen me kundërshtim të fortë të panegociueshëm dhe vendosin të largohen, çfarë sinjali u jepet investitorëve të tjerë? A do të ndihen më të sigurt për të ardhur në Shqipëri apo më të pasigurt? A është analizuar ky aspekt me të njëjtin seriozitet me të cilin analizohen rreziqet e projekteve? Nëse dëbohet pa asnjë shpjegim Kushneri, një ndër emrat më të mëdhenj të investimit në botë, kujt investitori tjetër me të vogël do t'ia mbajë të vijë në Shqipëri?
Pika tjetër. SHBA ka zgjedhje për Kongresin në Nëntor, e bie në sy që majtistët po e luftojnë Trump-in nga Tirana. Një supermundësi për ta teksa rrugët mbushen përplot me njerëz që në fakt protestojnë për arsye të ndryshme. Ndaj edhe politikanët majtistë amerikanë dhe evropianë i kanë sytë nga Tirana. Jo për flamengot por po u jepet oksigjen për betejën kundër Trump-it.
Gjithashtu shtrohet pyetja? A ka lëvizje të huaja dashakeqe brenda protestës për të minuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe samitin e NATO-s në Tiranë vitin që vjen, ku mund të diskutohet edhe anëtarësimi i Kosovës në aleancën Euro-Atlantike? A duhet të jetë i vëmendshëm çdo protestues në lidhje me këto?
Po aq interesante është edhe prania e faktorëve politikë. Në çdo protestë ka përpjekje për kapitalizim politik. Kjo është normale. Por partitë duhet të pyesin veten nëse po mbështesin një kauzë qytetare apo thjesht po kërkojnë një mjet për të goditur kundërshtarin.
Është vënë re që elementë të PD, me sa duket nga dëshpërimi i pamundësisë për të rrëzuar Ramën i bashkohen protestës, por, a e kuptojnë ata që falë Ramës ata mbahen pas alibisë së qeverisjes së tij që sot janë parti e dytë, pasi pa Ramën, e nën këtë lëvizje protestash PD bie nga e dyta e zbret shumë më poshtë si forcë politike?
Zemra është padyshim në aksion. Shumë qytetarë kanë dalë në protestë sepse ndiejnë shqetësim për zhvillime që prekin mjedisin, trashëgiminë, pronën publike ose drejtimin që po merr vendi. Ky është një reagim legjitim në një shoqëri të lirë.
Megjithatë, nëse pranojmë se zemra është e përfshirë, atëherë duhet të hapim edhe sytë e mendjes. Kush janë grupet që po marshojnë krah për krah? Çfarë synimesh kanë? Dhe a janë të gjitha këto synime të njëjta?
Në protesta shihen aktivistë mjedisorë, organizata joqeveritare, aktivistë të të drejtave civile, parti politike, grupe me orientime të ndryshme ideologjike dhe seksuale, individë me motive krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Disa janë të përqendruar te mjedisi. Të tjerë te politika. Disa kundërshtojnë qeverinë. Të tjerë kundërshtojnë modele të caktuara zhvillimi ekonomik. Ka edhe nga ata që e shohin protestën si pjesë të një beteje më të gjerë kulturore apo ideologjike.
Kjo krijon një pyetje thelbësore: a është protesta një lëvizje me një qëllim të qartë, apo një bashkim i përkohshëm i grupeve që ndajnë vetëm kundërshtimin e momentit?
Në historinë politike shpesh janë krijuar aleanca të çuditshme. Njerëz që nuk do të uleshin kurrë në të njëjtën tavolinë, gjenden papritur në të njëjtin shesh. Kjo nuk është domosdoshmërisht e gabuar. Por qytetari i zakonshëm duhet të dijë se po bashkohet me një kauzë konkrete dhe jo me të gjitha agjendat që mund të jenë të pranishme brenda saj të cilat janë edhe antikombëtare.
Parullat antiamerikane dhe anti Izraelit janë antikombëtare e askush nuk duhet t’i mbështesë.
Në fund, pyetja nuk është nëse protesta është e drejtë apo e gabuar. Pyetja është nëse qytetarët e kuptojnë plotësisht mozaikun e forcave që veprojnë brenda saj.
Kur sheh pankartat, sloganet, organizatorët, grupet mbështetëse dhe debatet në rrjetet sociale, lind një dilemë: a kemi të bëjmë me një lëvizje të bashkuar nga një vizion i përbashkët për Shqipërinë, apo me një bashkim të përkohshëm interesash, ideologjish dhe pakënaqësish që shpesh nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre?
Protesta është e shëndetshme për demokracinë. Por demokracia nuk kërkon vetëm zemër. Kërkon edhe mendje të kthjellët.
Prandaj, para se të pyesim se kush është kundër kujt, ndoshta duhet të shtrojmë një pyetje më të thjeshtë: a e gjen veten qytetari i zakonshëm shqiptar te të gjitha grupet që flasin në emrin e tij? A është një homo sapiens patriot apo marksist? A është një homo sapiens pro familjes apo pro homoseksualizmit? A është pro zhvillimit dhe investimeve përmes transparencës apo pro kundërshtimit të çdo nisme zhvillimore “imperialiste”?
Kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo protestues me sytë hapur. Cilës kategori i përket?
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dogana e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme gjatë kontr...
Një aksident rrugor është rregjistruar pak minuta më parë ...
Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga operacion...
Tre persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një oper...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Shtetet e Bashkuara, Australia, aleatët evropianë dhe vend...
Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegset...
Çmimet në SHBA në maj u rritën me ritmin e tyre më të shpe...
Miliarderi Bill Gates do të paraqitet sot para një paneli ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...