Dy opozitat e Shqipërisë
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...

PELIKANI KAÇURREL
-Në protestat e qytetarëve kundër Ramës dhe Berishës, del edhe një simbol: pelikani kaçurrel.
(Dhe flamingot. Në shumë kronika të shtypit të huaj protesta quhet: Revolucioni Flamingo”.)
Vite më parë kam bërë një ese për pelikanin kaçurrel.
Rruga Fier - Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me financim të Bashkimit Europian.
U bë projekti i rrugës. U bënë llogaritë për fondet.
Në Bruksel, për të firmosur livrimin e fondeve, shkoi një delegacion.
E kryesonte ministri i Transportit, Sokol Olldashi.
Kur ministri nga Shqipëria priste të hidhej firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.
Mes ministrit dhe një eksperti u zhvillua një bisedë me nota surrealiste.
Ministri:- Cili është shkaku që nuk pranoni të hidhni firmën?
Eksperti:- Pelikani kaçurrel!
Ministri:- Ç’është kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!
Eksperti:- Zoti ministër! Ruani gjakftohtësinë! Zëvendësministri juaj i Mjedisit, Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier - Vlorë, rriten zogj të rrallë.
Me paratë e BE-së nuk mund të lejojmë “pushkatimin” e pelikanit kaçurrel!
Do të ishte një akt çnjerëzor!
Europa e idealeve të Miteranit, Kolit, Margaret Teçerit dhe Tini Bler nuk do të lejojë dhe as ka për të lejuar kurrë, të abuzohet mbi të drejtën për të jetuar, e drejtë e dhënë nga Zoti, për pelikanin kaçurrel të pafajshëm!
Zoti i bekoftë, zogjtë dhe kafshët e egra, që jetojnë në trojet shqiptare!
Në inat e sipër ministri mori në telefon Berishën.
Nuk kam informacion për bisedën.
Unë di pasojat, sipas tregimit të zëvendësministrit të Mjedisit, Taulant Bimo…
-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni… Ishte Kryeministri!...
Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.
Kryeministri u fut drejt e në temë:
- Ke shkruar ndonjë letër për Brukselin kohët e fundit?
-Jo!
-Mendohu mirë!
Vrava mendjen… Përsëri thashë: “Jo!”…
-Për pelikanin kaçurrel nuk ke bërë ndonjë letër?
U kujtova... Më erdhi zemra në vend…
Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri.
Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurrel.
“Libri, me sa duket do të ketë rënë në duar e ndonjë eksperti të BE-së”, - i thashë Kryeministrit.
-Duhet gjetur një kompromis, - tha Berisha duke qeshur. Të lutem, bëj një letër për Brukselin…
-Po atë natë, tregon Taulan Bimo, “thura” një letër diplomatike për vlerat dhe rëndësinë që ka pelikani kaçurrel për fatet e Shqipërisë.
Hodha idenë: Rruga Fier-Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen korrigjimet e domosdoshme për mbrojtjen e pelikanit kaçurrel...
Pasi në projekt u shtuan disa rrjeta, ekspertët e Brukselit u bindën dhe miratuan fondet për ndërtimin e rrugës…
Kush nuk e beson tregimin tim, le të marrë rrugën për në Vlorë.
Në autostradë, afër Panajasë, si fantazmë në mes te fushës, janë ndërtuar disa prita me rrjeta.
Koment:
Debati është bërë në vitin 2006.
BE si institucion nuk ka lëvizur nga Brukseli. Edhe idetë për mjedisin nuk janë “fshirë”. Janë betonuar- një ndër kushtet për anëtarësim në BE.
Ekspertët e viteve 2000 kanë dalë në pension. Edhe lidershipi.
Ekspertët e rinj flenë mbi dafina.
Heshtin kur e dinë se aeroporti i Vlorës është “armik” për shtegtimin e flamingove dhe pelikanit kaçurrel.
Bëjnë hosona për projektet e Zvërnecit dhe Nartës, që “pushkatojnë” mjedisin.
Po liderët e BE-së? Disa anonimë. Disa pa autor. Disa me origjinë nga vende të vogla-Luksemburgu, Malta.
Ish-zv.ministra të shkarkuar. Ish-deputetë pa karrierë. Ish-“Yes” menë./ CNA
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...