Trajtimi mjekësor për ndryshimin e gjinisë është anti-Zot dhe axhendë antikrishte
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...

Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protestues, si ai i ditës së djeshme në Zvërnec, në mes të ditës dhe përpara syve të Policisë së Shtetit, nga individë të maskuar që paraqiten si pjesëtarë të një policie private, është një nga ato ngjarje që na tregojnë fytyrën e vërtetë të realitetit shqiptar; është një akt skandaloz e banditesk që dëshmon se sa e frikshme është situata dhe cila është gjendja reale e demokracisë në Shqipëri.
Akti i djeshëm është pasoja e shkaqeve të thella! Nuk bëhet fjalë thjesht për një incident. As për tejkalim kompetencash. Është një fenomen shumë më i rrezikshëm. I krijimit të strukturave që veprojnë mbi ligjin, përballë ligjit dhe, në disa raste, me arrogancën e atyre që besojnë se ligji nuk i prek.
Nuk po i hyj diskutimit nëse prona është grabitur, është private, me dokumente të rregullta ose jo. Kjo është çështje tjetër, e cila kërkon transparencë, hetime të thella, të drejta e të paanshme.
Problemi qëndron se në një vend që pretendon të ndërtojë shtetin e së drejtës dhe të integrohet në Bashkimin Europian, policia private nuk mund të sillet si forcë paramilitare. Nuk mund të rrëmbejë qytetarë. Nuk mund t'i mbajë ata peng. Nuk mund të ushtrojë dhunë fizike. Nuk mund të vendosë vetë se kush ka të drejtë të protestojë dhe kush jo. Dhe, mbi të gjitha, nuk mund të sulmojë ditën me diell edhe vetë Policinë e Shtetit me spray apo mjete të tjera.
Kur një strukturë private arrin të veprojë si organizatë paramilitare, atëherë duhet të pyesim veten si shoqëri: Kush ua ka krijuar bindjen banditëve me maska, mercenarëve të droguar se mund të sillen si shtet brenda shtetit dhe se mund ta bëjnë këtë gjë pa pasoja?
Prandaj reagimi i Policisë së Shtetit ishte i domosdoshëm dhe i drejtë. Por reagimet administrative apo deklaratat publike nuk mjaftojnë. Problemi nuk zgjidhet me distancime verbale, ndjesa apo justifikime. As me shkarkimin e një drejtuesi policie. Problemi zgjidhet me arrestime, me hetime të plota dhe me ndëshkime shembullore të të gjithë atyre që fyejnë shtetin dhe vrasin demokracinë.
Sepse kur qytetarët dhunohen në sy të institucioneve; kur njerëz me maska marrin përsipër funksione që i përkasin vetëm shtetit; kur forca private sillet si autoritet publik, kufiri mes shtetit dhe xhunglës fillon të zhduket.
Nëse këta persona gangsterë nuk përballen me drejtësinë, mesazhi që i jepet shoqërisë se “Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë”, është i qartë dhe aspak shpresëdhënës. Dhe ky është fillimi i fundit të çdo demokracie funksionale.
Prandaj nuk ka më vend për deklarata të vakëta, konstatime apo këshilla. Organet ligjzbatuese duhet të veprojnë urgjentisht! SPAK-u duhet të veprojë! Avokati i Popullit duhet të veprojë! Çdo institucion që ka detyrimin kushtetues për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve duhet të veprojë!
Përballë një akti të tillë nuk mjafton të thuash se je i shqetësuar. Ose vendoset ligji, ose pranohet xhungla.
Por nëse nuk reagohet edhe kundër shkakut, kjo pasojë do të ushqejë mediat me disa klikime dhe pastaj do të harrohet./ CNA
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...