Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në këtë mbretëri narkosi?
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Qeverisjes së “ujëspecit”, Rama 4, as ja ndjen fare për çka kërkon e vepron opozita, të cilës, në vend t’ia vlerësojë problematikat, që parashton, pa kurrfarë frike nga ndëshkimi ligjor, i vërsul policinë e ujëspecit, gazit lotsjellës e paraburgimit të protestuesve.

Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës së dhjetë me objektivin e rrëzimit të Qeverisë Rama 4 dhe vendosjen e një Qeverie Teknike, që të përgatisë terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që, ligjërisht, i bie të zhvillohen në vitin 2029. Në foltoren e të hënës, midis toneve të ashpra ndaj Qeverisë, Kryetari Sali Berisha, i rikonfirmuar në drejtimin e partisë nëpërmjet “referendumit”, njoftoi se opozita nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saj politike dhe se protestat do të vazhdojnë edhe në javët në vijim. Me synim largimin nga pushteti të Edi Ramës.
Arsyet për një rotacion pushteti, që do t’i shërbente ecjes para të mirëqeverisjes e demokracisë së devijuar janë të shumta. Në këtë kontekst, duke iu referuar situatës së krizës së përgjithshme politik-institucional- ekonomiko- sociale në të cilën gjendet vendi, kërkesa e PD-së është e drejtë. Sikurse janë të tilla dhe protestat, që, megjithëse kanë nisur muaj më parë, nuk kanë prodhuar tjetër veç “viktima” protestuesish e policësh të lënduar, dëme materiale në godinën e kryeministrisë dhe asnjë rezultat për arritjen e objektivit.
Referuar bilanceve zyrtare vetëm në protestën e fundit numërohen katër protestues dhe rreth 11 efektivë policie të lënduar, pa llogaritur të tjerët e protestave të shkuara. E megjithatë strategjia protestuese e lidershipit të PD-së vijon të jetë e kallkanosur. E pandryshuar në vijimsinë e mënyrës së protestimit me ligjërime lumëfjalëshe, përplasje me skafandristët e policisë, fishekzjarre e sulme me molotov drejt godinave të kryeministrisë e parlamentit.
Një rutinë kjo që nuk ka sjellë asnjë efekt në arritje të objektivit final. Pasi Kryeministri vijon të mos e prish terezinë në asnjë pikë të sjelljes së tij qeverisëse. Ndërsa pjesëmarrja e protestuesve rrallohet, nga njëra protestë te tjetra, Edi Rama shton turet europiane “në shërbim të Shqipërisë”, siç pretendon, anatemon cinikshëm e injoron interpelancat parlamentare të opozitës dhe i jep llogari vetëm vetes së vet. Edi Rama i jep llogari pune vetëm Edi Ramës! E pabesueshme kjo sjellje për një Kryeministër të zgjedhur me vota popullore, por një realitet i hidhur që hedh poshtë frymën e qeverisjes demokratike, siç ai prentendon.
E thënë pa shumë fjalë, për shkak të këtij rituali pa rendiment objektivi, në vend të ishin motivim për të grumbulluar sa më shumë njerëz, protestat e PD-së, janë kthyer në monotoni demotivuese. I ngjajnë shkuarjes në “piknik” me ndryshimin se në vend të zbrazjes së çantave më ushqime pjesëmarrësit në to konfrontohen me policinë, shkrepin fishekzjarret e molotovët, derdhin barkun e mllefosur me thirrjet “Rama IK” dhe kaq. Ndërkohë që Berisha falenderon qendrestarët, protestuesit dhe paralajmëron protestën e radhës, që, sipas optimizimit të tij të lodhur do të jetë fundi i qeverisjes Rama, protesta e radhës vijon sipas të njëjtës skemë. Me të njëjtët pjesëmarrës e ligjërues, apo pa ligjërime, me marshim rrugëve të Tiranës, herë në heshtje e herë me shumë zhurrmë, por pa sjellë asnjë produktivitet në arritjen e rezultatit final të rrëzimit të Qeverisë Rama 4 dhe formimin e asaj Teknike, me objektiv të vetëm përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Që me produktivitetin e politikave të brendshme keqqeverisja e kabinetit Rama 4 ka kapur kulmin kjo është evidente në të gjitha sferat e jetës së përditshme social-ekonomike të shqiptarëve.
Që me steriotipin e krijuar deri më sot protestat e opozitës nuk e kanë arritur objektivin e dëshiruar, edhe kjo është evidente.
Sikurse është evident fakti se për nga mënyra e organizimit, protestat e derisotme opozitare as që kanë për ta realizuar rrëzimin e Edi Ramës nga froni dymbëdhjetë vjeçar i mbretërimit.
Për nga mënyra e organizimit protestat e derisotme të opozitës PD jo vetëm nuk “i’a prishin syrin kryegjelit të detit” Edi Rama, por konsumojnë vetë protestën dhe ulin optimizmin mbarëqytetar. Gjë që e tregojnë edhe sondazhet, që unifikisht shënojnë se 50-60 % e pjesëmarrësve e vlerësojnë të dobët protestën, kurse 25-37 % rekomandojnë ndryshimin e strategjisë.
Në kushtet e një mazhorance qeverisëse të bërë grusht rreth interesit e përfitimit personal, për arritjen e objektivit të pretenduar opozita duhet të fokusohet tek protesta e pandalshme. Në sheshin poshtë zyrës së Kryeministrit, Kuvendit, apo në grevë urie parlamentare, kjo s’ka shumë rëndësi./ CNA
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
Edi Rama është kthyer në një lloj barcolete me mashtrimet ...
U mbushën 53 vite që kur u zhvillua revolta e famshme anti...
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...
Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashis...
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga...
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...