Protestat për Zvërnecin/ Arritën të pamundurën, do të arrijnë të mundshmen?
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë një punonjës i Policisë së Shtetit dhe u plagos një tjetër, krejt padashur na shpërfaqi edhe një dukuri që meriton vëmendje.
Sepse, na shfaqet e rishfaqet si dëshmi injorance gjuhësore e pashpjeguar prej atyre që më shumë se të tjerët duhet të dëshmojnë se e zotërojnë kulturën e gjuhës: Gazetarët.
Përtej peshës së rëndë të vetë ngjarjes, pothuaj të gjithë gazetarët që e raportuan atë, thanë të njëjtën fjali: “U vra efektivi i policisë Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur efektivi tjetër Edison Adri!”.
Nëse i referohemi kuptimit leksikor të fjalëve të përdorura, gjendemi përpara një paradoksi: Ndërsa krimineli vrau një punonjës të policisë dhe plagosi një tjetër, kolegët gazetarë me gjuhën e tyre kanë “vrarë” efektivin.
Në pamje të parë, mund të duket si një hollësi e parëndësishme. Por kultura e gjuhës ndërtohet pikërisht mbi hollësi të tilla. Fjalët nuk janë thjesht mjete për të mbushur fjalitë; ato mbartin kuptime të caktuara dhe, kur përdoren pa kujdes, mund të deformojnë vetë mesazhin që synojnë të përcjellin.
Ne gjuhën shqipe fjala “efektiv” ka kuptimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve a ushtarakëve të një reparti, të një nënreparti, të një njësie ushtarake a të ushtrisë së një shteti. Për rrjedhojë, me efektiv kuptojmë edhe numrin e punonjësve të policisë në një njësi, në një repart policie, në një komisariat, në një drejtori ose të të gjithë Policisë së Shtetit.
Në të gjitha këto raste, fjala “efektiv” i referohet një tërësie njerëzish dhe jo një individi të veçantë.
Themi, për shembull, se “efektivi i komisariatit përbëhet nga 120 punonjës”, ose se “u shtua efektivi i forcave të rendit edhe me 10 punonjës të tjerë policie”.
Por, nuk mund të themi “120 efektivë përbëjnë komisariatin e policisë” apo “u shtua numri i forcave të rendit edhe me 10 efektivë të tjerë”.
Pra, me fjalën “efektiv”, në asnjërin rast nuk kemi parasysh një person të vetëm.
Ndaj, nuk mund të thuhet “u vra efektivi i policisë”, por “u vra punonjësi i policisë”.
Natyrisht, gjuhët nuk janë sisteme të ngrira. Ato ndryshojnë vazhdimisht. Fjalët fitojnë kuptime të reja, humbin kuptime të vjetra dhe përshtaten me nevojat e komunikimit.
Ky është një proces i njohur në evolucionin e gjuhës.
Gazetaria nuk është vetëm raportim faktesh. Ajo është edhe kulturë e shprehjes. Gazetari nuk informon vetëm për atë që ka ndodhur; ai ofron çdo ditë modele të komunikimit publik. Për këtë arsye, përgjegjësia e tij nuk mbaron te vërtetësia e lajmit, por shtrihet edhe te saktësia e gjuhës me të cilën e përcjell atë.
Por çështja nuk qëndron te keqkuptimi i mundshëm; ajo qëndron te marrëdhënia që kemi me gjuhën.
Shqipja standarde dallon qartë midis emrave kolektivë (efektiv, kolektiv, personel, staf, klasë, popullsi, ekipazh) dhe emrave individualë (punonjës, polic, ushtarak, nxënës, anëtar).
Prandaj sintagma “një efektiv” krijon një konflikt semantik, sepse po i vendoset nyja e njëjësit një emri që në shqip emërton një grup ose një sasi personash.
Është e vërtetë se gjuhët evoluojnë vazhdimisht dhe se përdorimi i dendur mund të çojë në lindjen e kuptimeve të reja. Megjithatë, derisa një zgjerim semantik të pranohet dhe të kodifikohet nga norma, komunikimi publik duhet të mbështetet te format e konsoliduara të standardit.
Në rastin konkret, formulime si “punonjësi i policisë”, “polici”, “oficeri i policisë” ose “anëtari i efektivit të policisë” mbeten më të sakta nga pikëpamja normativo-semantike.
Respektimi i normës gjuhësore nuk është një çështje formalizmi; ai është pjesë e përgjegjësisë profesionale të komunikimit publik.
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...