A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...

MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin!
I vlerësoni që janë idealistë dhe jo xhepistë.
I vlerësoni për gjithë kontributet e tyre të ndershme dhe atdhedashëse.
Pasi i vlerësoni dhe i respektoni sinqerisht, i ftoni plot mirënjohje të bëhen pjesë e misionit për "Shqipërinë e Re".
Mbrëmë një folës/"artist" i papërmbajtur, denigronte socialistët e thjeshtë pse mbështesnin dhe votonin Rilindjen.
Të njëjtën gjë bëjnë të tjerë edhe për demokratët e thjeshtë e pa asnjë privilegj, pse mbështesin PD-në.
E para, populli shqiptar në 35 vite e ka kërkuar vazhdimisht ndryshimin: ka votuar Berishën, Nanon; ka mbështetur Majkon, Metën; ka rivotuar Berishën e Metën; dhe ka votuar Ramën.
Rama e vrau besimin publik për një pushtet të babëzitur, deri edhe kriminal.
Pra, përgjegjësia nuk është te mbështetësit e çdo partie politike, por te liderët që kanë tradhtuar popullin e tyre dhe që janë pasuruar aq shpejt dhe në mënyrë aq kriminale, siç i përshkruan poeti i madh shqiptar, Ali Asllani, te poezia e tij "Hakërim" – e cila mund dhe duhet të ishte himni i kësaj proteste.
Pse dështojnë protestat që denigrojnë popullin?
Humbja e fuqisë frymëzuese:
Një protestë që vetëm shan dhe denigron e humbet fuqinë inspiruese dhe gradualisht venitet.
Përçarja familjare dhe shoqërore:
Në protestë janë edhe fëmijët, nipërit e mbesat e atyre që disa prej folësve i denigrojnë publikisht dhe pa asnjë të drejtë morale.
Ata që i votojnë partitë e tyre nuk janë pjesa e kalbur e shoqërisë dhe politikës; ata nuk janë abuzuesit, sepse nuk kanë pasur kurrë pushtet real.
Kur liderët populistë tradhtojnë shpresën: Shembuj historikë
Historia botërore tregon se kur lëvizjet popullore kthehen në mjete denigrimi apo kur udhëhiqen nga liderë populistë, kauzat legjitime tradhtohen sapo këta liderë marrin ose mbajnë pushtetin:
Aung San Suu Kyi (Mianmar): Nga një simbol botëror i paqes, demokracisë dhe lirisë, e vlerësuar me Çmimin Nobel, sapo erdhi në pushtet bashkëpunoi me ushtrinë dhe u shndërrua në mbrojtëse të spastrimit etnik e krimeve ndaj komunitetit Rohingya. Besimi i popullit që sakrifikoi për të u tradhtua në mënyrën më makabre.
Lëvizja e "Këmishave të Kuqe" (Tajlandë):
Miliona qytetarë të thjeshtë e të varfër protestuan për vite me radhë duke kërkuar drejtësi sociale, bëshmërisht u përdorën thjesht si mish për top nga lideri i tyre populist, miliarderi Thaksin Shinawatra, për të mbrojtur pasurinë dhe interesat e tij oligarkike.
Tradhtia e Lëvizjeve Populiste në Amerikën Latine:
Në vende si Venezuela, lëvizjet që nisën në emër të popullit të thjeshtë kundër elitave të korruptuara, u kthyen në regjime ku liderët u pasuruan në mënyrë përrallore, ndërsa populli ra në varfëri ekstreme.
Mesazhi është i qartë:
Armiku nuk është votuesi i thjeshtë socialist, demokrat apo i çdo partie politike.
Armiku vrastar i shpresës dhe së ardhmes për një "Shqipëri të Re" është:
korrupsioni dhe babëzia
e liderëve që tradhtojnë besimin e popullit të tyre!
Ditë të mbarë dhe plot pozitivitet!/ CNA
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak k...
Energjia e lëvizjes në sheshet e Shqipërisë e në qendrat m...
Për ata që thonë “protesta nuk ka arritur asgjë”, ndoshta ...
Përgjigjia e kësaj pyetje ndan qartazi në publik: - Injor...
Nën flamurin e ambientalizmit po zhvillohet nje betejë për...
Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte sh...
Ditët e fundit në protestat e shoqërisë civile protestuesi...
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën ...
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mu...
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...