Thirrje kombëtare nga të përndjekurit politikë shqiptarë: ”Demokraci pa vlera “shqiptarët e vranë frikën!
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...

Sipas Testamentit të Ri, apostulli është një njeri që i është dhënë detyra të jetë “i dërguari i drejtpërdrejtë i Jezu Krishtit” për të përhapur lajmin e mirë në botë.
Këtë mision mesianik Bato e ka bërë me shumë dëshirë. Jo vetëm si përfitues i ndonjë bonusi material, por së pari e para së gjithash, për kënaqësi shpirtërore. Ai beson se fati që i ra Shqipërisë me Edi Ramën është në miniaturë pak a shumë si fati që u ra hebrenjve me Jezu Krishtin. Dhe frika e tij më e madhe është se ashtu si hebrenjtë edhe ne po e vrasim Jezusin tonë. Se do mbesim pengje të moskuptimit…
Ky fat nuk të vjen çdo 50 vjet në derë. Ndaj nuk bën ta lëmë. Meqenëse vetë Bato ka pasur probleme me fjalorin jashtëzakonisht të varfër ku spikasin fjalët legjendare “Dorën’zemër” dhe “Cilli asht rrëfimi yt”, Bato mahnitej gjithnjë nga cilësia e retorikës së Shefit të tij, nga sharmi intelektual e shija estetike. Filloi ca kohë të vinte një shall në qafë si tregues i evoluimit, por megjithatë, i mbeti varfëria e fjalorit si tregues i kufizimeve të forta në formim.
Bato mendon se Rama akoma nuk e ka përfunduar misionin! Është bash në fazën finale të implementimit. Vërtetë, e ka futur me forcë “autoritetin e shijes” në një vend pa shije, e ka ngritur dinjitetin e Shqipërisë në nivele të paqena kurrë më parë, por ka edhe disa gjëra të fundit për të bërë.
Bato mendon se sigurisht ka edhe probleme të vogla. Ka njëfarë bezdie kur i përmendet arroganca qeverisëse, klientizmi i shtetit, sistemi kapilar i blerjes së votës, korrupsioni galopant, varfëria, betonizimi dhe bashkëveprimi me krimin e organizuar. Duket sikur këto janë dëme kolaterale që duhen paguar për të pasur një qeverisje “çka është ajo e Edi Ramës”. Bato jo vetëm e thotë si arsye për ta mbrojtur Ramën, por edhe e beson këtë. Madje, në mirëbesim nuk do të ishte çudi që ndonjërin edhe ta porosiste: “Mo more burrë, a e di çka je ka i bo vendit me kët retorikë?”. Për Baton këto janë çikërrima të vegjëlisë. Edhe mundet të jenë, por duhet duruar edhe pakkkk. Sa ta mbarojë misionin Jezusi ynë.
Dje rastësisht pashë një debat mes gazetarit Osman Stafa dhe Batos sonë në "Opinion".
Ja si u zhvillua pak a shumë debati:
Stafa: - “Kur sojit tënd dhe atyre si ty u bie sëmundja e kancerit, marrin avionin, marrin lekë nga shteti dhe ikin jashtë. Siç e bëri ish-zëvendësministrja e Shëndetësisë apo Presidenti i Republikës, shkoi në Gjermani. Soji juaj merr avionin. Unë po flas për shqiptarët.”
Bato: -“Çfarë ke bo në jetën tande ti?”
Stafa: “Në jetën time unë kam punuar që 14 vjeç në Greqi në bujqësi duke mbledhë kunguj për të paguar shkollën time; kam punuar në Palasë duke bërë llaç 14 vjeç, dhe kam 5 vjet që rri te Spitali Onkologjik sepse është një nga njollat më të zeza që mund t’i ndodhë një shteti. Ti çon tigrat (anijet e energjisë së Belës) aty në Vlorë dhe sot e kësaj dite nuk marrim energji dhe paguajmë lekë, kemi inceneratorët që nuk ekzistojnë ndërkohë që pacientët që vuajnë nga kanceri janë pa ilaçe sot mo sot, një njeri që vuan nga kanceri. Ka pasur dinjitet ky shtet? Ku i ka çuar paratë e veta ky shtet. Se i çon te rrugët që shemben për dy muaj. Inaugurohet Qukës-Qafë Plloçë për dy muaj shembet. Unë të kam dëgjuar që fëmijë i vogël dhe ajo çfarë ti thua në ekran është mashtrim i madh dhe ti i ke bërë një dëm të madh, je nga ata që je përgjegjës për situatën politike në Shqipëri.”
Mendova se Bato do të zbythej, do të tregonte respekt për vështirësinë e jetës së gazetarit, për jetën e vështirë të këtij vendi. Gabova rëndë. I tmerruar nga realiteti i zymtë, si ai prindi që i bërtet fëmijës pse tregoi papastërtitë e shtëpisë, Bato u lëshua mbi prenë:
Bato: “Kur flet për fajësi ti as nuk e din se kush jam unë. Dhe ti dhe 200 jetë me i pasë se mu drejtove personalisht, as afërsisht nuk mundet me ndërtu dhe me kontribu për kit vend dhe për at tjetrin sa unë kam kontribu. Ti as e din se çfarë kam ndërtu unë. Po çfarë të duhet ty? Ti s'je kurrgjo. Njerëzit që hyjnë në histori dhe në C-V nji ditë kanë me e shkrujnë atë, nuk ka problem.”
Çfarë paturpësie, çfarë arrogance! Kujt i plasi se çfarë ka bërë Batoni për shpëtimin e Kosovës apo Shqipërisë "underground"? Apo se çfarë do të shkruajnë librat e historisë për kontributin e paçmueshëm të tij për çështjen kombëtare? Të mbushet mendja se ky është njëfarë Wilsoni a Klintoni që në ditët e zeza të kombit u gjend aty për ta shpëtuar. Ky deliri për prani në librat e historisë, në statujat e së ardhmes është një arrogancë e skajshme. Sepse është arrogancë sejmeni.
Baton, protestat nuk janë nisur nga flamingot, as nga Fredi Abraham për inat të Donald Trump. Nuk është pelikani kaçurrel, por pehlivani në Surrel.
Protestat janë kundër arrogancës së qeverisjes, klientelizmit të skajshëm, dëmtimit të tmerrshëm të ambientit, nga Tirana në çdo cep të bregdetit, nga betonizimi, mungesa totale e hapësirave publike, nga pafuqia për të ndikuar në qeverisje, por edhe nga ti Baton. Kur të fillosh të besosh se këto janë arsye mundet të fillosh të dëgjojë publiku. Përndryshe do të dëgjojnë vetëm sivëllezërit e tu.
Bashkë me Ramën duhet të bjerë edhe modeli mediatik me në qendër Batonin. Nuk është asgjë më shumë se kryeshërbëtori më i bindur i një kryearroganti. Që përveç kopjimit majmunëror të stilit i ka kopjuar edhe arrogancën.
Heshtja 35-vjeçare e PS & PD për krimet e komunizmit trego...
Këmbëngulja e Berishës dhe lodhja e Tiranës. Çdokush tjetë...
Që në zanafillë, kjo lëvizje po përballet me një presion t...
Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i ...
Paradoksi, protestuesit thërrasin: "Berisha në burg!", Ber...
Për krimet e komunizmit tregon se sa staliniste janë këto ...
Protesta është një nga shprehjet më të rëndësishme të demo...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Në protestë, një pjesë jo e pakët e saj janë ata që e soll...
Në ditët e para të protestës, u fol për armiq të jashtëm. ...
MOS PËRÇANI PROTESTËN! Mos fyeni dhe denigroni popullin! ...
Në Beograd u protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha ...
Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i pa...
Shpallja e armiqve të brendshëm e të jashtëm është tanimë ...
Rama në burg…!!!! Berisha në burg…???!!! Demokratë... zg...
PELIKANI KAÇURREL -Në protestat e qytetarëve kundër Ramës...
Në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më qartë dy opozita, të ...
Ditët e fundit i kam kushtuar një pjesë të konsiderueshme ...
Për këtë mos kini asnjë dyshim. Eshtë I njëjti që qëndron ...
Një ngjarje e rëndë kriminale, në të cilën mbeti i vrarë n...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së Lar...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në zo...
Një aksident është shënuar këtë të martë në lagjen nr.10 t...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur pasdit...
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...