Ishin përvetësuar me dokumente të falsifikuara/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlorë
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milio...
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 5 milio...

Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen e inceneratorit të Tiranës, ndonëse janë publikuar faktet, provat, dokumentet nga CNA, nga media të tjera, si dhe janë bërë denoncime edhe nga opozita për këtë aferë, që është quajtur afera e shekullit.
Prençi ka në zyrën e tij në SPAK një mal me dokumente që zbërthejnë aferën e inceneratorit të Tiranës, por duket se ka zgjedhur të tërheqë zvarrë dosjen dhe të mjaftohet vetëm me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe që faturën qindra miliona euroshe dhe korruptive t’ia faturojë Lefter Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë.
Dritan Prençi ka para dokumentet që akuzojnë Erion Veliajn, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, por refuzon të ngrejë të paktën një akuzë për të.
Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe më parë, CNA nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të sjellë dokumente, fakte që tregojnë implikimin e Erion Veliajt dhe njerëzve të tij në aferën e shekullit, atë të inceneratorëve, pavarësisht se janë gllabëruar qindra miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë për një incenerator që nuk ekziston.
I pari dokument që Dritan Prençi nuk e sheh është se Erion Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës.
Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara.

Veliaj firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt. Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh.

Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara. Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë.
Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës.
Dokumenti i dytë tregon se si drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës. Një marrëveshje që tregon se si drejtorët e Veliajt, por edhe persona të tjerë, ndërtojnë skemën e kontrollit të territorit për dherat, duke i shtuar aferës së inceneratorëve dyfishin e të ardhurave, me një skemë që shkon më shumë se 60 milionë euro, por ndoshta edhe më shumë.


Pasi kompania bëri një marrëveshje me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, të cilët duket se nuk kanë asnjë të drejtë të firmosin në atë lloj dokumenti, pasi kontratën e bën autoriteti kontraktor që duhet të ishte Bashkia e Tiranës dhe do ta firmoste kryetari, jo një tufë drejtorësh të firmosin ca letra, asaj iu shtuan të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit.
Shpikën dherat, transportin e tyre në landfill. Bënë një kontratë, i futën disa vula dhe u lëshuan si hiena mbi biznesin, duke vënë tarifa që dherat të çoheshin me detyrim në landfillin e Sharrës dhe më pas, me detyrim po prapë t’i blije.
Dokumenti tregon pikërisht lidhjen e Ajola Xoxës me landfillin e Sharrës. CNA ka publikuar dokumentet sipas të cilave tregohet se Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania” me pronar Vladimir Fezgën dhe i përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.
Përmes autorizimeve të lëshuara, "Meg Albania" autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili, të dy shtetas që dalin në dosjen hetimore të SPAK-ut për çiftin Xoxa-Veliaj, të dy njerëz të studios ligjore të bashkëshortes së kryebashkiakut, që të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së.




CNA publikoi një tjetër dokument që tregon se si Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.
Dokumenti tregon se Vladimir Fezga i “MEG Albania” autorizoi shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së për depozitimin dhe regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave midis shitësit, shoqëria "Meg Albania" dhe blerësit shoqëria "Integrated Energy BV SPV".
Sipas këtij dokumenti që ndodhet në dosjen e prokurorit që po tërheq zvarrë dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençit, njerëzit që janë autorizuar nga Vladimir Fezga për shitjen e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" janë Ines Dani dhe Erald Ismaili, të studios ligjore të Ajola Xoxës.


Këto dokumente tregojnë se Ajola Xoxa bëri ortak Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve ku "truri" ishin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Dokumenti i parë që tregon se Vladimir Fezga themeloi "Meg Albania" dhe letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Dokumenti i dytë që tregon se Vladimir Fezga i shet aksionet e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" dhe sërish letrat ia bëri Ajola Xoxa.
Këto dokumente janë prova e qartë se afera e inceneratorëve i ka tentakulat përtej Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, tentakulat shkojnë deri tek Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.
Për të kaluar sërish te prokurori që ka dosjen, Dritan Prençi, i ka këto dokumente, por nuk vepron.
Prokurori që fle mbi këtë dosje, nuk i ka vënë një kokë dosjes më korruptive që ka vjedhur paratë e taksave të shqiptarëve të varfër për një incenerator që nuk ekziston./ CNA
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Emisioni “Stop” këtë të martë, më 2 qershor, trajton rasti...
Sot zhvillohet protesta e tretë e qytetarëve para Krye...
Problematika e radhës e transmetuar, këtë të hënë, më 1 qe...
Rasti i trajtuar këtë të hënë, më 1 qershor ka ndodhur në ...
CNA po publikon këtë të premte dokumentin që rrëzon përfun...
Në vitin 2022 në datat 17 deri në 21 Gusht Festa e Birrës ...
Gjykata Kushtetuese para tre ditësh ka dalë me një vendim ...
Idetë e marketingut nga kompanitë shqiptare jo pak herë ka...
Një mashtrues publik si Irfan Hysenbelliu kërkon të grabis...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur n...
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni në Vlo...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm n...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
Forcat ushtarake izraelite kanë ndërmarrë sulme të reja nd...
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme pa...
Në vitin 2025, në mbarë botën u regjistruan 65 konflikte q...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...