web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë i riu në banesën e tij në Astir/ Çfarë dyshohet

14 Qershor 2026, 11:20, Kronika CNA

Gjendet i pajetë i riu në banesën e tij në Astir/

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Astir. Viktima është identifikuar si shtetasi E.K.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

"Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale", thuhet në njoftimin e policisë. /CNA





Lajmet e fundit nga