web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafik heroine nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri/ Në pranga dy persona

11 Qershor 2026, 13:34, Kronika CNA

Trafik heroine nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri/ Në pranga dy

Një rast i trafikimit të heroinës nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë është goditur nga policia e Elbasanit. Në kuadër të operacionit “Trajektorja” janë arrestuar dy persona ndërsa është sekuestruar 1 kilogram heroinë.

Në pranga ranë shtetasit L. G., 32 vjeç, banues në Strugë të Maqedonisë së Veriut, dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve, L. G. dyshohet se kishte siguruar heroinën në Maqedoninë e Veriut dhe e kishte futur në territorin shqiptar ku A. B. e priste lëndën narkotike me qëllim shitjen në Shqipëri.

Automjeti me të cilin udhëtonin dy të dyshuarit u ndalua për kontroll në aksin rrugor Bulqizë–Librazhd. Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti një çantë shpine të fshehur në gomën rezervë të furgonit, ku ndodhej e fshehur lënda narkotike.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua lënda narkotike, automjeti (furgon) tip “Fiat”, 2 celularë, si dhe 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë.

Njofitmi i policisë:

Elbasan

Strukturat hetimore të DVP Elbasan finalizuan operacionin e koduar "Trajektorja", si rezultat i veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale dhe të mbikëqyrura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike Heroinë, nga RMV-ja, në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 kg të kësaj lënde, shuma parash (në lekë, euro dhe denarë), 2 celularë dhe furgoni, në gomën e pasme të të cilit, ishte fshehur çanta me lëndën narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Të arrestuar, shtetasi nga RMV-ja që kishte siguruar Heroinën dhe futur në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe shtetasi që priti lëndën, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, të mbikëqyrur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të dy shtetasve që dyshohet se do të transportonin me automjet, lëndë narkotike Heroinë, të trafikuar nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Trajektorja”.

Automjeti i dyshuar, me të cilin lëviznin shtetasi nga RMV-ja, L. G., dhe shtetasi A. B., u ndalua për kontrolle, në aksin rrugor "Bulqizë–Librazhd".

Nga kontrollet e imtësishme, u gjet në një çantë shpine, të fshehur në gomën e pasme të automjetit (furgon), 1 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila dyshohet se ishte siguruar nga shtetasi L. G., në Maqedoni të Veriut.

Nga hetimi dyshohet se lënda narkotike ishte trafikuar nga ky shtetas, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Shqipëri, ku e priste me qëllim shitjen, shtetasi A. B..

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit L. G., 32 vjeç, banues në Strugë dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, automjeti (furgon) tip “Fiat”, 2 celularë, si dhe 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga