web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Trajleri përplaset me barrierat

9 Qershor 2026, 13:27, Kronika CNA

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Trajleri përplaset me barrierat

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Elbasan–Peqin, ku një trajler ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në zonë vijon me kujdes./ CNA





Lajmet e fundit nga