web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditja e armëmbajtjes pa leje/ Tre të arrestuar në Durrës

10 Qershor 2026, 14:14, Kronika CNA

Goditja e armëmbajtjes pa leje/ Tre të arrestuar në Durrës

Tre persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një operacioni për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Në pranga janë vënë shtetasit L. D., dhe A. M., të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të shitur një armë zjarri (pistoletë) me 2 krehra dhe fishekë.

Gjithashtu u arrestua shtetasi D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarakë, që posedoheshin pa leje.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 granatë, 3 krehra armësh, qindra fishekë luftarakë dhe sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Kalibri”. Goditen 2 raste të tjera të mbajtjes pa leje, të armëve të zjarrit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 granatë, 3 krehra armësh, qindra fishekë luftarak dhe sasi Cannabisi.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike, duke poseduar ose shitur armë zjarri, me qëllim kryerjen e ngjarjeve kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

-L. D., dhe A. M., të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të shitur një armë zjarri (pistoletë) me 2 krehra dhe fishekë. Arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit, shtetasit L. D., të cilit iu gjet dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga