web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja në Kamëz/ Forcat RENEA në terren për kapjen e autorit, policia jep detaje

8 Qershor 2026, 13:00, Kronika CNA

Vrasja në Kamëz/ Forcat RENEA në terren për kapjen e

Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë një deklaratë për mediat nga vendi ku ndodhi vrasja e shtetasit A.B., pak më herët në Kamëz.

Torba ka bërë me dije se po punohet për kapjen e autorit të vrasjes, ndërsa njoftoi se në operacion janë angazhuar edhe forcat RENEA, për shkak të rrezikshmërisë së këtij shtetasi.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dervish Luzha”, ndërsa detajet për rrethanat dhe shkaqet do të jepen në një moment të dytë.

Ndërkohë bëri me dije se viktima është dërguar në spital me automjetin e një qytetari dhe jo me ambulancë.

“Nga konstatimet e para ka rezultuar se viktima dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e autorit. Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e autorit janë anagazhuar edhe forcat RENEA në operacionin për kapjen e tij. Në rrugë ka ndodhur ngjarja. Të gjitha informacionet për shkaqet dhe rrethanat do t'i japim në një moment të dytë. Autori ka qenë me automjet. Po hetohet për të dalë në një pistë konkrete. Është dërguar me automjetin e një qytetari në spital”, tha Torba. /CNA





Lajmet e fundit nga