web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja me armë zjarri në Shijak/ Arrestohet autori

8 Qershor 2026, 11:54, Kronika CNA

Plagosja me armë zjarri në Shijak/ Arrestohet autori

Autori i plagosjes së ndodhur pasditen e djeshme në Shijak është vënë në pranga. Lajmin e bëri me dije drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Ervin Hodaj, në një konferencë për mediat.

Hodaj bëri me dije se autori, shtetasi E.B., është arrestuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

“Së pari, duke marrë shkas në lidhje me plagosjen në Shijak, është bërë kapja e autorit dhe arrestimi i tij për ‘plagosje e rëndë me dashje’. Ka qenë një angazhim i të gjitha forcave. Një nga metodat e policisë ka qenë edhe bashkëpunimi me familjarët. Nuk pati rezistencë gjatë arrestimit”, tha Hodaj.

Plagosja ndodhi një ditë më parë në lagjen Lugina në Shijak. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave. I plagosur mbeti shtetasi B.G., i cili mori plagë në këmbë. /CNA





Lajmet e fundit nga